E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lefter Çipa, pagani i fundit i folkut

00/00/0000  Për të treguar se sa fort rron gjuha e popullit, këngëtari dhe vjershëtori himariot, Lefter Çipa, iu desh të matej me të birin, poet i kultivuar ky i ditëve të sotme, gazetarin e njohur Aleksandër Çipën. Intervista e gazetarit nuk e vuri aspak në pozitë të atin, që është kthyer në legjendë në anët e Himarës për vjershërinë e tij lirike.

Në ditën e djeshme të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, në mjediset e muzeut etnografik recital poetik shkoi si bisedë në dukje tendecioze e Çipës plak për t’u mburrur me vjerëshinë naimiane, duke thënë se sot nuk ka poet rapsod a bejtexhi, por vjershërim i botës së gjallë. Aty ku ka ngritur paganizmin e tij plaku i Himarës së bashku me grupin polifonik që i shkon pas. Ndërsa bota e sotme poetike është e paperceptueshme për të, ku nuk i intereson aq se çfarë shkruan i biri, deri në paragjykim se vetëm poetët popullorë vuajnë nacionalizmin. Kjo, ndoshta një soj i veçantë nga ditët e tjera të leximeve poetike. Ndërsa në një radhë, në ditën e djeshme, recitalet poetike i lanë vendin burrave poetë si Eqrem Bashës, Çelo Hoxhës, Basri Çipriqit dhe Fatmir Baçit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›