E Hënë, 2 Nëntor 2026

TEC i Vlorës, katër konkurrentë në garë

00/00/0000  Punimet pritet të fillojnë në shtator

KESH ka shpallur të hapur tenderin për ndërtimin e TEC–it të Vlorës, ku katër kompani konkurrojnë për “Kontratën EPC”, e cila parashikohet të dorëzojë me çelësa në dorë TEC-in e Vlorës si dhe parashikon mirëmbajtjen për afat të gjatë. Nisur nga kompleksiteti, rëndësia dhe vlera e këtij financimi, KESH-i, me rekomandimin e donatorëve, e zhvilloi tenderin me fazë parakualifikuese, sipas standardeve të Bankës Botërore të majit 2004. “Në këtë garë janë tre prodhuesit dhe furnizuesit më të mëdhenj të turbinave të gazit dhe centraleve me cikël të kombinuar në botë, që furnizojnë më shumë se 95% të tyre GE, Siemens dhe Ansaldo”, ka deklaruar kreu i KESH–it, Harasani. Duke dashur t’i paraprijë protestave të ambientalistëve, të cilat janë kundër ndërtimit të TEC-it, kreu i KESH-it ka sqaruar se, aspekti kryesor që do të kihet parasysh gjatë vlerësimit, përveç vlerës minimale të ofertës kundrejt kostos së prodhimit të energjisë, do të jetë realizimi nga ana e kontraktorit e të gjitha detyrimeve të ruajtjes së mjedisit dhe garantimit të standardit të ndotjeve sipas Planit të Menaxhimit Mjedisor, të kërkuar në dokumentet e tenderit. Ndërkaq, kompanive u është kërkuar që deri në qershor të kenë përgatitur raportin e vlerësimit që do t’i paraqitet bankave për shqyrtim dhe miratim. Më pas, nga mesi i korrikut, bankat duhet të kenë vendosur për kompaninë fituese, me të cilën mendohet të negociohet gjatë periudhës korrik-gusht 2005. “Planifikohet që kontrata të hyjë në fuqi në shtator 2005, kur do të fillojë projektimi i detajuar i veprës, mobilizimi, ndërtimi i kantierit”, ka deklaruar Harasani.

Historiku i tenderimit

Maj, përzgjidhet firma zvicerane “Colenco Po---ëer Engineering” për konsulencën

Korrik 2004, 30 kompani blejnë dokumentet e parakualifikimit

Dhjetor 2004, Banka Botërore, BEI dhe BERZH miratuan listën prej 13 kompanive të parakualifikuara

Janar 2005, miratohen dokumentet e tenderit, të cilat u blenë nga 9 kompani

Shkurt 2005, u bë mbledhja paratenderuese dhe vizita në kantier, ku morën pjesë 7 kompani

29 prill, 4 kompani japin ofertat e tyre për ndërtimin e TEC-it Vlorë

Kompanitë konkurruese

Konsorciumi Iberdrola Spanjë me GE,

Kompania gjermane SIEMENS,

Kompania italiane MAIRE Engineering

Kompania indiane BHEL

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›