Malaj–Fullani sherr për shpenzimet buxhetore

00/00/0000 BSH-ja ka tërhequr vëmendjen për rritjen e shpenzimeve buxhetore, që ndikojnë negativisht mbi inflacionin
Banka e Shqipërisë është treguar e kujdesshme, duke monitoruar politikat monetare dhe ka lajmëruar në kohë Ministrinë e Financave në lidhje me një tejkalim të planit të shpenzimeve. Situata mund të ketë presion inflacionist, por duket se BSH-ja më tepër ka dashur t’i tërheqë vëmendjen Ministrisë së Financave për të reduktuar “hovin” e shpenzimeve, duke patur parasysh dhe fushatën zgjedhore. “Rritja e shpenzimeve buxhetore dhe tejkalimi i planit të shpenzimeve për muajin shkurt, nuk duken të kenë ushtruar presione inflacioniste deri në muajin mars”, ka bërë të ditur Këshilli i Mbikëqyrjes në mbledhjen e fundit. Duket se, edhe pse një frazë e vetme, përmbajtja e ka prekur drejtpërdrejt ministrin e Financave, i cili ka dalë në një konferencë për shtyp për të bërë publike të gjitha të dhënat, madje në mënyrë të detajuar në lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet. Malaj i ka kërkuar BSH-së të rishikojë programet buxhetore me kujdes, për të kuptuar se nuk i ka tejkaluar shpenzimet, madje nuk ka mundur të realizojë planin e tyre për tremujorin, duke mbetur në nivelin e 98.8 përqindëshit. ”Shpenzimet e buxhetit të përgjithshëm, në fund të tremujorit 2005, arritën në 46.8 miliardë lekë, nga 47.6 miliardë lekë të planifikuara, ose rreth 98.3%, duke qenë rreth 8% më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rreth 3.4 miliardë lekë më shumë”, ka deklaruar Malaj gjatë konferencës për shtyp, duke folur për shpenzimet. Kështu, duket se hartimi i planit të shpenzimeve për 2005-ën është hartuar më i lartë se ai i vitit të kaluar dhe rezulton se, edhe pse ministria e ka mbajtur nën kontroll listën e shpenzimeve, sërish ka harxhuar rreth 4 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. BSH-ja duhet të ketë pasur parasyh këtë fakt, kur ka deklaruar hapur se janë rritur shpenzimet buxhetore dhe nga monitorimi i inflacionit për muajin mars, duket se nuk ka ndikim, por kjo nuk përjashton një ndikim në muajt në vazhdim. Ministri i Financave i ka paraprirë informacioneve negative në këtë drejtim, duke deklaruar se e ka situatën nën kontroll. “Ministria e Financës ndjek nga afër realizimin e treguesve buxhetorë, duke eliminuar çdo përkeqësim të tyre nën ndikimin e presioneve elektorale”, ka bërë të ditur Malaj. Por ndërkaq, duket se ministri i Financave është në hetim në lidhje mënyrën se si i shpenzon paratë qeveria dhe kjo ka bërë që Malaj të tregojë një për një se si janë harxhuar 47.6 miliardë lekë në tremujorin e parë të vitit. Kështu rezulton se shpenzimet korrente kanë patur nivelin më të lartë në vëllimin e shpenzimeve dhe e kanë tejkaluar me 3.1 miliardë lekë llogarinë e shpenzimeve të një viti më parë. “Tejkalimi“ i shpenzimeve korrente vjen kryesisht nga përdorimi i Fondit Rezervë të Këshillit të Ministrave në masën 372 milionë lekë dhe të kontigjencës në masën 650 milionë lekë për shpenzimet e zgjedhjeve dhe detyrimet e ndërsjellta të ndërmarrjeve publike”, ka sqaruar ministri Malaj. Shpenzimet kapitale apo shpenzimet që përdoren për investime kanë qenë vetëm 338 milionë lekë më të larta se një vit më parë, çka tregon se niveli i shpenzimeve është rritur vetëm prej shpenzimeve korrente të qeverisë. Nga ana tjetër, edhe këtë tremujor niveli i të ardhurave nuk ka mundur të balancojë dot atë të shpenzimeve dhe qeveria e ka thelluar deficitin buxhetor me 1.3 miliardë lekë, vetëm për tre muaj. Në xhepin e shtetit nga doganat dhe tatimet për tre muajt e parë të vitit, kanë arritur të mbledhin 45.4 miliardë lekë, duke rezultuar me një tejkalim prej rreth 528 milionë lekë ose rreth 101.2% të nivelit të programuar për këtë periudhë. Duket se tatimet kanë patur kontributin më të lartë me 41 milionë lekë, ndërkohë që nga doganat janë mbledhur gjithsej 13.5 milionë lekë. Kështu, për ministrin e Financave, tremujori i parë i vitit është karakterizuar nga një situatë fiskale e ekuilibruar, që ka respektuar të gjithë treguesit e përcaktuar në buxhetin e miratuar më 2005-ën. “Menaxhimi i kujdesshëm i situatës, edhe për periudhën në vazhdim, pritet që të mos shkaktojë asnjë shqetësim, edhe gjatë periudhës së fushatës zgjedhore”, ka deklaruar Malaj, duke kundërshtuar kështu hapur deklaratat e BSH-së në lidhje me tekjkalimin e shpenzimeve.
1.3 miliardë lekë
deficiti i përgjithshëm
45.4 miliardë lekë
të ardhurat buxhetore
41 miliardë lekë
të ardhurat tatimore
13.5 miliardë lekë
të ardhurat doganore
46.8 miliardë lekë
shpenzimet buxhetore