“Po fillon një epokë e re”

00/00/0000 Komisioneri evropian, Günter Verheugen, bashkëbisedon me Internationale Politike
Günter Verheugen shërbeu si Komisioner i Bashkimit Evropian për zgjerimin nga viti 1999 deri më 2004. Qysh atëhere është bërë zëvendëspresident i Komisionit Evropian për Sipërmarrjen dhe Industrinë
Për të ardhmen e parashikueshme, kufiri lindor i Bashkimit Evropian do të jetë kufiri perëndimor i ish-Bashkimit Sovjetik, me përjashtim të shteteve balltike, të cilët tashmë janë anëtarë. Ky kufi i gjatë, që do të kemi pasi të bashkohen Rumania dhe Bullgaria, nga Kepi i Veriut në Bosfor, do të përbëjë kufirin e Bashkimit Evropian për të ardhmen e parashikueshme
IP: Zoti Verheugen, në vitin 2004 Bashkimi Evropian ndërmori dy hapa historikë që ju i drejtuat si komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerimin. Majin e kaluar, ai pranoi dhjetë vende të reja anëtare dhe dhjetorin e kaluar ra dakord të fillonte negociatat e hyrjes me Turqinë. Anëtarë konservatorë të Parlamentit Evropian nuk janë të vetëm në frikën se Bashkimi Evropian do ta “zgjerojë veten deri në vdekje”. Si do të futeni në histori, si sponsori më i madh i Bashkimit Evropian apo si ndëshkuesi i tij?
Verheugen: Një epokë e re po fillon. Bashkimi Evropian në të ardhmen do të jetë ndryshe nga ai që njihnim në të kaluarën. Do të jetë më i komplikuar, më i sofistikuar. Ai do të duhet të mbajë përgjegjësi më të mëdha. Megjithatë, do të jetë i suksesshëm. Zgjerimi në lindje qe një imperativ historik, ndaj të cilit nuk kishte asnjë alternativë reale. 1 maji 2004 shënoi fundin e një epoke, që i kish hedhur evropianët në varfëri, një epokë fashizmi dhe lufte. Për shumë prej nesh, vetëm me hyrjen e anëtarëve të Evropës Qendrore dhe ribashkimin majin e kaluar të një Evrope që u nda gjatë Luftës së Ftohtë, qe pasoja e Luftës së Dytë Botërore dorëzuar librave të historisë. Për mua, aspektet historike dhe morale të kësaj çështjeje qenë supreme dhe sot shikoj prapa me kënaqësi të plotë në “big bang”-un e 1 majit sepse, jam i gëzuar ta them, të gjitha parashikimet e mia kanë rezultuar të saktë. Së pari, arritjet në stabilitet politik janë të dukshme. Sikur të mos kishim vazhduar me zgjerimin lindor, një seri e tërë vendesh në Evropën Qendrore dhe Lindore do të ishin duke luftuar me të njëjtat probleme që ndeshen sot Ukraina dhe vende të tjera evropianolindore. Së dyti, roli politik i Evropës tashmë është në rritje si rezultat i zgjerimit. Çfarë mund të kish bërë Bashkimi Evropian për të ndihmuar të zgjidhej kriza e fundit politike në Ukrainë pa Poloninë dhe Lituaninë? Fakti që Bashkimi Evropian luajti një rol të dobishëm në zgjidhjen paqësore të kësaj krize qe një rezultat i drejtpërdrejtë i zgjerimit. Ky frut politik është përtej çdo dyshimi.
IP: Domethënë ndarja në Evropë të “vjetër dhe të “re” gjatë luftës në Irak i përket tashmë të kaluarës?
Verheugen: Sërish këtu një parashikim, që vëzhgues me përvojë bënë fillimisht, është vërtetuar. Ajo e çarë krijoi një përplasje dhe sot ekziston një kuptim i qartë midis vendimmarrësve evropianë dhe kjo nuk mund të lejohet të ndodhë sërish.
IP: Frikërat midis anëtarëve të “vjetër” se vendet e punës do të emigrojnë jashtë vendit sigurisht nuk janë dobësuar.
Verheugen: Situata fito–fito që ne parashikuam gjithashtu u materializua. Stimuli për rritje nga zgjerimi rezultoi të ishte më i fuqishëm nga sa patëm shpresuar dhe kjo pati një efekt pozitiv në ekonomitë kombëtare të anëtarëve të vjetër. Të ardhurit e rinj janë gjithashtu më mirë në adoptimin e ligjeve të Bashkimit Evropian. Vetëm një grusht vendesh aktualisht e kanë kompletuar harmonizimin e ligjeve të tyre me standardet e Bashkimit Evropian dhe këto janë të gjithë anëtarë të rinj, jo të vjetër. Është e qartë për mua se ky zgjerim tashmë e ka bërë Evropën më të fuqishme, politikisht dhe ekonomikisht.
IP: Ky ndërgjegjësim nuk duket të ketë materializuar mënyrën që ju përshkaruani midis evropianëve të vjetër. Sondazhe të kohëve të fundit tregojnë se pranimi i zgjerimit është më i dobët në Austri dhe Gjermani, kryesisht për shkak të ankthit lidhur me humbjen e vendeve të punës.
Verheugen: Këtu ne patëm vërtet një problem specifik, për shkak se këto vende, në qoftë se doni, janë shtete të linjës së parë të zgjerimit lindor. Megjithatë, në Austri, gjendja shpirtërore ndryshoi krejtësisht, të paktën midis elitës, sepse është e bërë e qartë se Austria aktualisht fitonte maksimalisht nga ky zgjerim. Në Gjermani, situata është një çikë ndryshe. Gjatë vitit 2004 u shfaq një mentalitet krize që kishte tri burime. Së pari, efektet e globalizimit bënë të prekshme midis njerëzve të zakonshëm. Së dyti, njerëzit u bënë të vetëdijshëm se mënyra se si u menaxhua ekonomikisht ribashkimi gjerman ,në dhjetëvjeçarin e kaluar, kish dështuar dhe se kjo nxjerr probleme të qenësishme për rritjen dhe punësimin. Dhe së treti, u zhvillua zgjerimi i Bashkimit Evropian. Këto u përzien në një lloj sindrome ankthi, duke e bërë të vështirë për qytetarët e zakonshëm që të merrnin vendime të informuara. Megjithatë, një shikim i informuar në atë çka po ndodh aktualisht tregon se zgjerimi ka sjellë benefice të jashtëzakonshme, mbi të gjitha në fushën ekonomike. Gjermania ka sufiçitin më të madh të eksportit në tregti se çdo vend tjetër me shtetet e reja anëtare. Ajo thelbësisht do ta zgjerojë më tej kuotën e saj të tregut, tani që investimi kapital nga fondi strukturor evropian ka filluar të rrjedhë në këto vende. Mund ta them të gjithë këtë me ndërgjegje të plotë.
IP: Përse po komunikohen kaq keq në Gjermani arritjet e zgjerimit? Mos vallë Evropa është diçka që politikanët gjermanë nuk e ndjejnë më me zemrat e tyre?
Verheugen: Nuk është më diçka në gjakun e tyre. Kjo pjesërisht për shkak se aktualisht po largohet një brez, për të cilët projekti i Evropës qe qëndror. Ky brez shkon nga ish-kancelari Helmut Kohl dhe ish-ministri i Jashtëm, Hans-Dietrich Genscher, te njerëz si unë, që lindëm në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Nuk është se jam krenar të jem një evropian me bindje. Duke pasur parasysh historinë gjermane, nuk mund të isha ndryshe.
IP: A e mendoni veten si një politikan që punon në çështjet e brendshme gjermane që ndodh të jetë nga Gjermania apo si një politikan gjerman që punon në çështjet e jashtme në Evropë?
Verheugen: Sot jam në lidhjen evropiane. E shikoj veten si një politikan gjerman që nuk e fsheh trashëgiminë e tij gjermane, por që nuk është i lidhur më me interesat apo imperativat gjermane. Jam krejtësisht i pavarur nga politikat e brendshme gjermane.
IP: Megjithatë, shumica e bashkëkombasve tuaj vazhdojnë ta shikojnë veten më së pari si gjermanë, jo si evropianë. Askund në Bashkimin Evropian nuk ka një shoqëri të zhvilluar civile që ta konsiderojë veten evropiane.
Verheugen: Kohët e fundit vizitova një shkollë franko–gjermane në Bon me kolegun tim francez Jacques Barrot. Folëm më studentët atje dhe përvoja e ngriti pak gjendjen time sepse të rinjtë qenë të mirinformuar dhe bënin pyetje të rëndësishme: Si mund t’i siguroni të ardhmet tona, politikisht, shoqërisht dhe eknomikisht? U thashë atyre se duke pasur parasysh situatën e sotme, nuk mund t’ju japim ndonjë garanci, sepse kemi mangësi në zonat jetike që ju pyesni. Efektiviteti ynë nuk është i garantuar as në politikën e jashtme dhe të sigurisë, as nuk jemi efektivë sa duhet në politikën e përbashkët ekonomike dhe financiare. Së fundi, nuk jemi dhe aq efektivë në mbrojtjen e modelit të qytetërimit evropian ndaj kërcënimeve moderne krimi dhe terrorizmit. Për pasojë, këto janë tri fusha ku të rinjtë me të drejtë kërkojnë më shumë Evropë. Ata nuk janë të kënaqur kur njerëz si unë u thonë se gjëja vendimtare është paqja; ata e marrin këtë si të mirëqenë në Evropën e sotme që vendet nuk janë më në luftë me njëri-tjetrin. Duhet të jemi të lumtur që ndjehen kështu.
IP: Shpesh ka një mospërputhje midis identitetit të papërvojë evropian dhe politikave kombëtare. Kjo e fundit duket se po fiton përparësi, sidomos në politikën e jashtme.
Verheugen: Kjo po ndryshon. Në politikën e jashtme dhe të sigurisë, një preokupim i vërtetë sot, gjendja aktuale e punëve do të kish qenë e pamendueshme dhjetë vjet më parë. Nuk është e vërtetë që ne nuk kemi një politikë të përbashkët të jashtme dhe sigurie; përkundrazi, ajo është tani më shumë normë sesa përjashtim, por norma nuk është ajo çka njerëzit vërejnë; ata shikojnë vetëm përjashtimet. Një proces është në zhvillim që mund të vërehet vetëm nga një distancë. Por nga jashtë, dikush shikon se procesi i unifikimit evropian ka vazhduar i paprishur. Në qoftë se shikojmë në 15 vitet e fundit – tregu i vetëm, bashkimi monetar, zgjerimi, kushtetuta, politika e jashtme dhe e sigurisë, drejtësia dhe punët e brendshme – këto janë të gjitha gurë themeli, që ne i kaluam në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Jam i sigurtë se procesi i integrimit do të vazhdojë – parasëgjithash, në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Kjo për shkak se me zgjerimin, Evropa është bërë një fuqi kontinentale. Evropa nuk e kupton këtë akoma dhe nuk ka ndonjë ambicie në këtë sferë, por bota sigurisht do të na e bëjë të qartë këtë realitet të ri.
IP: A nuk do ta dobësonte automatikisht këtë status të sapofituar aderimi të një vendi të madh, të varfër dhe “ndryshe” si Turqia?
Verheugen: Është e kundërta. Anëtarësim i Turqisë do të thotë një hop përpara cilësor për rëndësinë globale të Evropës. Ajo do të bëhet një lojtar global në momentin që pranohet Turqia. Aktualisht ne jemi krejtësisht të papërgatitur për këtë, institucionalisht dhe intelektualisht. Vështirë se ndokush ka kurajon ta thotë me zë të lartë se cila është puna numër një në këtë moment - domethënë, që Evropa është bërë një fuqi botërore që pretendon të thotë të sajën në çështjet botërore. Ne duam të jemi një lloj i ri fuqie botërore, domethënë një që gjithashtu mund të përdorë mjete të forta për mbrojtur interesat e saj dhe vendosmërinë e saj për të gjetur zgjidhje.
IP: Liberalët amerikanë po i bëjnë thirrje Presidentit Bush që të bashkëpunojë më ngushtë me Evropën, “fuqinë civile”. Përse e ka pasur kaq të vështirë Bashkimi Evropian të pajtohet me këtë rol të ri?
Verheugen: Ne ecim shumë me butësi. Disa gjëra duhen bërë të qarta. Bashkimi Evropian është deri më tani siguruesi më i madh i ndihmës për zhvillim. Mund të thoni se kjo nuk është akoma e mjaftueshme, por ka një hendek shumë të madh midis nesh dhe siguruesit të dytë më të madh. Së dyti, ne jemi pararoja në implementimin e objektivave mjedise të pranuara ndërkombëtarisht. Sërish, ndoshta nuk bëjmë sa duhet, por edhe këtu ekziston një hendek i madh midis nesh dhe numrit dy. Më shumë se çdo rajon tjetër, ne ua kemi hapur tregun tonë vendeve më të varfëra të botës.
IP: Por këto vende po vuajnë nga subvencionet e fuqishme bujqësore të Bashkimit Evropian!
Verheugen: Po, dhe kjo është arsyeja se pse situata po ndryshon. Ne si rajon mund të pretendojmë suksesin më të madh të botës në transformimin paqësor të sistemit. Kur miqtë tanë amerikanë flasin për “ndryshim regjimi”, do t’ju thoja se “hajdeni dhe hidhni një shikim se si Turqia, brenda një kohe relativisht të shkurtër, e ka transformuar veten nga një shtet gjysëmautoritar në një demokraci që po vlon nga vitaliteti”.