Lefteris Pantazis, sot në Sarandë
Qytetet bregdetare të Shqipërisë, këtë verë duket se kanë qenë në garë për sa u përket aktiviteteve kulturore. Pas Durrësit dhe Vlorës, që kanë mikpritur këngëtarë dhe grupe të ndryshme muzikore si, "The Razorcuts", "Luca Dirisio", "La fame di Camilla", "D.J Laurent Wolf" etj., qyteti i Sarandës propozon një koncert të këngëtarit grek, Lefteris Pantazis.
Sot, në orën 20:00, në Pallatin e Sportit të Lojërave me Dorë, këngëtari grek interpreton pjesë të zgjedhura nga repertori i tij. Nesër në mbrëmje, në orën 21:00, Pantazis interpreton në ambientet e lokalit "Oasis", në Himarë.