Legalistët: Të diskutohet ndryshimi i sistemit zgjedhor, po dëmtohen të “vegjëlit”

08-10-2011 / Gazeta 55
Partitë e vogla kërkojnë që me reformën zgjedhore në thelb të ndryshojë sistemi elektoral. Kryetari Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, deklaroi në fjalen e tij gjatë mbledhjes së këshillit kombëtar të kësaj partie se sistemi aktual dëmton votat e partive të vogla. Sipas z. Spahia për të mos pasur kontestime të zgjedhjeve nga partite politike do të ishte më mirë që të kemi një KQZ të depolitizuar. Gjithashtu ai vuri theksin edhe se këshilltarët e PLL në bashkinë e Tiranës do të kërkojnë vendosjen e monumentit të Mbretit Zog në hyrje të bulevardit të kryeqytetit që mban emrin e tij.
...