E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalistët presin shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Partia Lëvizja e Legalitetit përshëndeti ditën e djeshme shpalljen e pavarësisë së Kosovës si ditën më të madhe për kombin shqiptar që nga 28 Nëntori 1912. Kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia, tha për mediat se kjo ditë e shënuar është kurorëzim i përpjekjeve të brezave të shumtë, që kanë kontribuar dhe derdhur gjak për Kosovën. “Për të festuar këtë ditë të madhe drejtues të PLL-së nga qendra në bazë do të jenë në Kosovë, sikurse u urojmë të gjithë shqiptarëve që ta festojnë këtë ngjarje të shënuar në mënyrën më të gëzueshme", - tha Spahia. I pranishëm në komunikimin e sotëm me mediat ishte edhe princi Leka, pjesëtar i Familjes Mbretërore shqiptare. ”Ky është një moment i madh për kombin shqiptar. Aktualisht po kalojmë një fazë ku gjithë populli shqiptar duhet të mbështesë Kosovën si shtet të ri. Shpresojmë që në të ardhmen të jemi më shumë së bashku në të mirën e popullit shqiptar”, - tha Princi Leka.

16 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›