Legalizimet, 2000 familjet që marrin tapitë në Tiranë
Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t në Tiranë ka përfunduar dokumentacionin tekniko-ligjor për një sërë qytetarësh që kanë vetëdeklaruar. Gazeta boton sot listën me emrat e 2000 familjeve, të cilave iu legalizohet pasuria dhe që duhet të paraqiten për të shlyer detyrimin financiar. Parcelat ndërtimore përfshijnë shumicën e njësive bashkiake të Tiranës. Qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave postare përkatëse për të tërhequr formularin e pagesës që nga e hëna e javës së ardhshme, në mënyrë që të vijohet me procedurat e tjera deri në marrjen e tapisë. Faturat e detyrimit financiar sipas ALUIZNI-t janë llogaritur me bono privatizimi, sipas hapësirave që sanksionon ligji në fuqi.
LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF