Legalizimet, 29 zonat e fundit informale që do të miratohen
Në këto zona të fundit banojnë afro 21 700 banorë, me rreth 6 mijë ndërtime. Mbledhja e radhës e KRRTRSH-së pritet të jetë e fundit për legalizimet
Erald Kapri
Mbledhja e ardhshme e KRRTRSH-së pritet të jetë e fundit përsa u përket legalizimeve, pasi do të miratojë 29 zonat e fundit informale në mbarë vendin. Zonat e fundit janë të shtrira në të gjithë territorin. Këto zona janë dërguar në sekretarinë teknike të KRRTRSH-së. Sipas përllogaritjeve të Agjencisë së Legalizimeve, këto zona kanë një sipërfaqe prej 1735 ha, me rreth 6 mijë ndërtime. Të dhënat duket se flasim për objekte të ndara sipas kateve, ndërtesa njëkatëshe, dykatëshe etj. ALUIZNI ka përllogaritur se në këto zona banojnë afro 21 700 banorë dhe rreth 5 330 familje. Me miratimin e këtyre 29 zonave shkon në 127 numri i zonave informale të miratuara në KRRTRSH, me një numër rreth 140 mijë ndërtime informale. Këto zona pritej të miratoheshin kohë më parë, por ka pasur vonesa, për të cilat ALUIZNI është shprehur se gjithë kjo pengesë dhe gjithë kjo ngarkesë në muajt nëntor, dhjetor, janar, shkurt dhe mars vjen edhe si rezultat i mosfunksionimit të pushteteve vendore. Njëkohësisht po punohet me pallatet me shtesa, të cilat janë bërë pas vitit ‘93, me një vendim të KRRT-së dhe këto ndodhen nëpër qytete të mëdha, siç është Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Elbasani, të cilat në KRRT-të përkatëse kanë kaluar 102 pallate me shtesa, ku numri i banorëve është shumë i madh për shkak të kateve të ndërtesave. ALUIZNI llogarit se pjesë e procesit janë gjithsej 200 mijë pasuri, të cilat u bënë të gatshme për të marrë bazën ligjore në KRRT-të përkatëse dhe së fundi në KRRTRSH.
Zonat e fundit
Në qarkun e Shkodrës janë rreth 8 zona informale, si zona e Vaut të Dejës, në Bashkinë e Vaut të Dejës; zona Barbullush, në komunën e Bushatit; zonat Muriqan dhe Oblikë e Madhe, në komunën Ana e Malit; zonat Juban, Rrenc dhe Kuç në komunën Guri i Zi; zona Golem në komunën Rrethina. Në qarkun e Lezhës ndodhen 3 zona informale, të cilat janë zona Kodër-Sanxhk, në Bashkinë e Laçit, e gjithë komuna e Shëngjinit, zona Barbullojë në komunën Kolsh. Në qarkun e Tiranës ndodhen vetëm një zonë informale, e cila është vendbanimi informal numër 2 në Bashkinë e Kavajës. Në qarkun e Vlorës janë edhe 7 zona informale, të cilat janë vendbanimi informal Nr. 1, Bashkia Vlorë, vendbanimi informal Nr. 2, Bashkia Vlorë, Lagjja Nr. 3 e Bashkisë së Sarandës, zona Gjashtë 2 në Sarandë, vendbanimi informal Lagjja nr. 3 në komunën e Ksamilit, vendbanimi informal Lagjja nr. 4 në komunën e Ksamilit, zona informale nr. 1 që i përket Lagjes nr. 3 të Ksamilit. Në qarkun e Korçës ndodhen 8 zona informale, të cilat janë zona e Qesaratës në Bashkinë e Maliqit, zona Çiflik në komunën Qendër Bulgarec, zona Ravonik në Drenovë, zona Dardhishtë në Voskopojë, zona Strafidollë-kryqëzimi Libonik në Libonik, zona Buçimas - Vërdovë - Rrëmenj në Buçimas, zona “Rruga e Tushemishtit” në Buçimas dhe zona Pole në Hundëmisht. Në qarkun e Durrësit ndodhen 2 zona informale, të cilat janë Zona nr. 1 dhe Zona nr. 2 në Rrashbull.
Ndryshimet ligjore
Këshilli i Ministrave ka nisur në Kuvend ndryshime të shumta në ligjin për legalizimin e ndërtimeve informale. Qeveria, me ndryshimet e bëra, i ka rritur kompetencat Agjencisë së Legalizimeve për të përshpejtuar dhënien e legalizimit si dhe kalimin sa më të shpejtë në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për t’u hipotekuar përfundimisht. Fillimisht, në legalizimin e ndërtimeve informale, hipotekimin e tyre, urbanizimin si dhe kompensimin e çdo ish-pronari që është ndërtuar në truallin e tij në mënyrë të paligjshme. Qytetarët duhet të ndjekin udhëzimet dhe çdo veprim do të bëhet me formular, pa u kontaktuar me zyrtarët. Mbas vetëdeklarimit të ndërtimit informal, dokumentacioni do të verifikohet nga ALUIZNI dhe ekspertët e tij do të dalin në terren për evidentimin e ndërtimeve pa leje për të parë nëse ka përputhje me vetëdeklarimin dhe fotografimin ajror, sipas ndarjes kadastrale. Ndërtimet informale që do të legalizohen sipas ligjit do të ketë një dokumentacion të plotësuar nga ALUIZNI, i cili do të japë edhe lejen e legalizimit. Përgjatë procedurës së hartimit dhe plotësimit të dokumentacionit, ALUIZNI, në bashkëpunim me ZRPP-në, identifikon rastet kur parcela ndërtimore në të cilën është ngritur objekti informal figuron e regjistruar në regjistrat e pronave të paluajtshme, në pronësi të të tretëve dhe i dërgon Këshillit të Ministrave listën me të dhënat për çdo pronar dhe sipërfaqet takuese. Pas plotësimit të dokumentacionit, ALUIZNI miraton legalizimin e ndërtimit informal dhe lëshon lejen e legalizimit.
Zonat e fundit informale
Qarku Shkodër
Zona e Bashkisë së Vaut të Dejës
Zona Barbullush, në komunën e Bushatit
Zona Muriqan në komunën Ana e Malit
Zona Oblikë e Madhe, në komunën Ana e Malit
Zona Juban në komunën Guri i Zi
Zona Rrenc në komunën Guri i Zi
Zona Kuç në komunën Guri i Zi
Zona Golem në komunën Rrethina.
Qarku Lezhë
Zona Kodër-Sanxhk, në Bashkinë e Laçit
Zona e gjithë komunës së Shëngjinit
Zona Barbullojë në komunën Kolsh
Qarku i Tiranës
Zona numër 2 në Bashkinë e Kavajës
Qarku i Vlorës
Zona e vendbanimit informal Nr. 1, Bashkia Vlorë
Zona e vendbanimit informal Nr. 2, Bashkia Vlorë
Zona e Lagjes Nr. 3 e Bashkisë së Sarandës
Zona numër 2 në Sarandë
Zona e vendbanimit informal Lagjja nr. 3 në komunën e Ksamilit
Zonat e vendbanimit informal Lagjja nr. 4 në komunën e Ksamilit
Zona informale nr. 1, që i përket Lagjes nr. 3 të Ksamilit.
Qarku Korçë
Zona e Qesaratës në Bashkinë e Maliqit
Zona Çiflik në komunën Qendër Bulgarec
Zona Ravonik në Drenovë
Zona Dardhishtë në Voskopojë
Zona Strafidollë-kryqëzimi Libonik në Libonik
Zona Buçimas - Vërdovë - Rrëmenj në Buçimas
Zona “Rruga e Tushemishtit” në Buçimas
Zona Pole në Hundëmisht
Qarku Durrës
Zona nr. 1 në Rrashbull
Zona nr. 2 në Rrashbull
5 Mars 2008