E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, vdes 44-vjeçari

Autori i Lajmit: Redaksia
Një person gjeti vdekjen dje në mëngjes pas një aksidenti automobilistik në Berat. Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja ndodhi pasi 44-vjeçari Tajar Ymeri është përplasur për vdekje nga një automjet. Sipas policisë, mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij. Sipas të dhënave të deritanishme, autori i aksidentit të ndodhur në Otllak, ka qenë duke ecur tej normave të shpejtësisë së lejuar me automjetin e tij. Goditja që ka marrë viktima mësohet se ka qenë shumë e fortë duke i shkaktuar 44-vjeçarit vdekjen e menjëhershme. Policia tha se ka lëshuar urdhërarrestin për drejtuesin e mjetit i cili ka rënduar pozitat e tij penale me largimin nga vendi i ngjarjes. Ky lajm është publikuar: 08/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›