E Hënë, 2 Nëntor 2026

Legalizimet, 3306 familjet që marrin tapitë në Tiranë



Agjencia e Legalizimeve ka përfunduar dokumentacionin tekniko-ligjor për dy njësi bashkiake në kryeqytet. Gazeta boton sot emrat e 3306 familjeve, pasuritë e të cilave i përkasin njësisë 10 dhe 11, përkatësisht me 150 dhe 3150 parcela ndërtimore që legalizohen. Qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të Drejtorisë Rajonale në Tiranë për të tërhequr formularin e pagesës ose për të bërë kërkesën për mënyrën se si duan të shlyejnë detyrimin sipas pikave që sanksionon ligji në fuqi. Ky i fundit lejon që për parcelat brenda vijave të verdha me sipërfaqe 1-300 m2 mund të shlyhet deri në 70% të vlerës me bono privatizimi kurse mbi këtë sipërfaqe përdorimi i bonos kufizohet deri në 50% të vlerës.

LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›