E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, 5113 familjet që marrin tapinë në Tiranë



ALUIZNI ka përfunduar dokumentacionin tekniko-ligjor për një sërë pasurish të Qarkut Tiranë. Parcelat ndërtimore i përkasin njësive bashkiake numër 5, 6, 7, Tiranë. Gazeta boton sot emrat e 5113 përfituesve, të cilët duhet të paraqiten pranë zyrave të Drejtorisë Rajonale Tiranë, për të bërë kërkesën lidhur me mënyrën se si do të shlyejnë detyrimin financiar, sipas pikave që sanksionon ligji. Ky i fundit lejon që për parcelat brenda vijave të verdha, me sipërfaqe 1-300 m2, mund të shlyhet deri në 70% të vlerës me bono privatizimi, kurse mbi këtë sipërfaqe përdorimi i bonos kufizohet deri në 50% të vlerës. Ndërsa për parcelat jashtë vijave të verdha, pagesa deri në 70% me bono mund të bëhet për sipërfaqet 1-500 m2.

LISTEN E PLOTE , MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›