E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër-Peqin,fryma mbahet në sfidat e kupës



Sot, në orën 15:00, do të luhen gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së 58-të të Shqipërisë. Besa, Shkumbini, Teuta dhe Vllaznia do të japin gjithçka në fushë për të prekur finalen e 9 majit, fituesi i së cilës do të presë një biletë për në Evropë. Në takimet e para që janë luajtur më 24 mars, Shkumbini dhe Teuta kanë hedhur një hap drejt kualifikimit. Peqinasit kanë surprizuar Besën në Kavajë, teksa kanë barazuar 1-1, ndërsa Teuta, në pozita aspak komode në kampionat, ka mundur Vllazninë në “Niko Dovana” 1-0. Gjithçka mbetet e hapur në ndeshjet e kthimit, që do të luhen nesër. Shkumbini kërkon të futet në histori, duke pretenduar finalen, gjë që nuk e ka bërë kurrë më parë. Mjafton një barazim pa gola për ta eliminuar Besën, ndryshe duhet patjetër fitorja. Presioni është mbi kavajasit, që nëse dështojnë në kupë, duhet t’i gëzohen vendit të dytë. Vllaznia ka gabuar në ndeshjen e parë në Durrës, por ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në kampionat, ku mund të tentojnë vendin e tretë, pse jo edhe të dytin. Në këtë kontekst, duke pasur parasysh presionin e Teutës në kampionat, shkodranët mund ta përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë. Gjithsesi, fusha e blertë do të vendosë për skuadrat finaliste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›