E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bajernin e pret ‘djalli’ në Angli”



Mançesteri vjen në takimin e sotëm kundër Bajernit të Mynihut pas 2 humbjeve radhazi, të cilat tashmë i kanë kushtuar si vendin e parë në Premier Ligë, ashtu edhe rrezikun për një eliminim të mundshëm nga Liga e Kampioneve. Këto rezultate sipas Rajan Gigs nuk do ndikojnë. Ai beson se ekipi i tij mund të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë. Për sa u përket shanseve të Junajtid në këtë takim, Rajan kujton se ekipi i tij ka një seri rekord ndeshjesh, që nuk humbet në fushën e tij në Ligën e Kampioneve. “Jemi mjaft të fortë në fushën tonë dhe kjo na favorizon. Kemi humbur ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 dhe na duhet të përmbysim këtë rezultat. E di që do të jetë e vështirë, por jam i sigurt që kjo është ndeshja e fundit e Bajernit në Ligën e Kampioneve për këtë sezon”, ka theksuar mesfushori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›