E Diel, 1 Nëntor 2026

Inter ndaj Barcelonës, gjysmëfinalja e parë



Ashtu siç pritej Inter dhe Barcelona do të ndeshen së bashku në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kampioneve. Interi eliminoi dje në mbrëmje CSKA-në e Moskës me të njëtin rezultat si në Milano, 1-0. Këtë herë heroi i ndeshjes ishte holandezi, Uesli Shnajder. Një goditje e lirë e ekzekutuar në mënyrë perfekte pas vetëm gjashtë minutash lojë nxori jashtë loje CSKA-në. Zikaltërit midis katër të mëdhenjve të Europës, vetëm dy hapa nga finalja e Madridit, apo e thënë ndryshe me fjalët e Murinjos, me 25 për qind të mundësive për të ngritur trofeun. Ndërsa në ndeshjen tjetër atë të “Camp Nou” ka qenë “Mesi show”. Argjentinasi shënoi katër herë në portën e Almunias në këtë takim duke i dhënë Barçës gjysmëfinalen e radhës dhe duke pretenduar fitimin e këtij trofeu. Në fillim kaluan në avantazh “topçinjtë” e Arsen Venger me anë të gjigandit danez, Niklas Bendtner por vetëm dy minuta pas golit të tij nisi “oleja” e “Topit të Artë”, Lionel Mesi. Sonte luhen edhe dy ndeshjet e tjera që do nxjerrin edhe çiftin tjetër gjysmëfinalist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›