Legalizimet, PS-PD dakord për përfshirjen e bashkive
Socialistët kërkojnë si kompromis lënien e dy muajve si afat kohor për dhënien e lejes së ndërtimit të banesave pa leje nga ana e bashkive dhe komunave.
BLEDAR HOTI
Socialistët janë kundër që ky proces i bashkive të realizohet brenda një muaji, që është edhe propozimi i maxhorancës. Kryetari i Komisionit parlamentar të Veprimtarisë së Prodhuese, socialisti Ylli Bufi, në cilësinë dhe të negociatorit kërkoi që propozimi i PD-së të pësojë pikërisht ndryshim jo në një muaj, por për dy muaj. Propozimi i PD-së përfshin pikërisht ndryshimin e nenit 7, duke kërkuar që në këtë proces të përfshihen edhe njësitë e qeverisjes vendore, por me një kusht. Kushti, sipas demokratëve, qëndron për faktin se, “pushteti vendor është bërë pengesë për realizimin e këtij procesi”. “Kërkoj kompromisin nga ana juaj për këtë afat njëmujor, pasi pushteti vendor ka bllokuar për dy vite këtë afat”, deklaroi demokrati Kollozi, i cili është propozuesi i neneve të maxhorancës. Por socialisti Bufi, i cili ka në dorë edhe propozimet e Bashkisë së Tiranës për ligjin, deklaroi se nëse kërkohet kompromis, demokratët duhet të tërhiqen pikërisht te ky afat ligjor. Demokratët kanë bërë këtë ndryshim për nenin 7 të ligjit të kthyer nga Presidenti Topi, që “b) njësia e qeverisjes vendore, ku janë ngritur ndërtimet informale të vetëdeklaruara kryen kualifikimin e tyre dhe dërgon pranë Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, dokumentacionin e mbledhur gjatë fazës së vetëdeklarimit dhe argumentimin tekniko-ligjor të kualifikimit. Ku për shkak të mungesës së kapaciteteve, neglizhencës apo ndonjë pengese tjetër, njësia e qeverisjes vendore nuk ushtron përgjegjësinë për kualifikimin e objekteve informale, brenda afatit, kjo përgjegjësi ushtrohet tek ALUIZNI”. Socialistët kanë pranuar disa prej neneve të propozuar nga maxhoranca, duke kërkuar, insistuar në të njëjtën kohë edhe rritjen e rolit të pushtetit vendor në këtë proces, ashtu siç ishte parashikuar në ligjin e miratuar në vitin 2006. Bufi kërkoi që të realizohej ndryshimi në pikën i të nenit 3, duke përfshirë shprehjen se “ALUIZNI bashkërendon punën nëpërmjet organeve të qeverisjes vendore/njësi bashkiake”. Demokratët e kontestuan, duke deklaruar se kjo gjë bie, ndryshon thelbin e ligjit, ata hodhën idenë e zëvendësimit të shprehjes “bashkërendim” me “bashkëpunim”. Por socialistët e kontestuan atë, edhe pse ky propozim u mbështet edhe nga zv.drejtori i ALUIZNI-t, Ferdinand Shehi. Një tjetër pikë e rënë me konsensus është pika gj/1 e nenit 3. Në të theksohej se, “kartela e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme është dokumenti që hartohet nga ALUIZNI për regjistrimin fillestar të pasurisë së paluajtshme të legalizuar”. Këtë pikë socialistët e kontestonin, sipas Bufit, ALUIZNI nuk duhet të ketë të drejtën e dhënies së pronësisë. Zv.drejtori Shehi u shpreh se këtë nismë e ka bërë për të lehtësuar procesin e dhënies së pronësisë. “Nëse nuk do të kishim vepruar në këtë mënyrë, atëherë ne do të kishim 385 mijë qytetarë duke aplikuar para zyrave të ZRRPP-së, do të kishim një kaos, këto dokumente i transportojmë ne çfarë po bëjmë. Çdo procedurë e bën ZRPP-ja, ne atje i marrim kartelat”, deklaroi Shehi. Demokratët Uka, Kollozi u shprehën dakord për heqjen e tyre, duke bërë që kartelat e pasurive dhe dhënia e certifikatave të pronësisë do të jepen vetëm nga ana e Hipotekës. Përplasja mes socialistëve dhe demokratët mbetet afati që do të kenë bashkitë dhe komunat në lidhje me afatin 30-ditor. Deputeti i PS-së, Pilo Kerri, e cilësoi të domosdoshme shtyrjen e këtij afati, duke sjellë si argumentim edhe kapacitetet që mund të kenë komunat e bashkitë. Ndërsa zv.drejtori i ALUIZNI-t, Shehi, është që ky afat të mos shtyhet pafund. “Për dy vjet bashkitë dhe komunat nuk na kanë ndihmuar në këtë proces, madje janë bërë pengesë”, theksoi Shehi. Debate ka pasur edhe për pikën d të nenit 7, që ndryshon nenin 10 të ligjit bazë. Socialistët nuk pranojnë që procesin e regjistrimit të pronës ta bëjë ALUIZNI, por kërkojnë përfshirjen e bashkive dhe të komunave. Pas këtyre përplasjeve, Bufi ka propozuar ndërprerjen e mbledhjes për të realizuar diskutimin në mbledhjes e së hënës. “Në lidhje me kompetencat e njësisë vendore, ne i rikthehemi ligjit ekzistues që kompetencën bazë, që është kompetenca e kualifikimit të ndërtimeve pa leje, e mban përsëri pushteti vendor dhe në qoftë se pushteti vendor nuk do ta zbatojë këtë kompetencë, atëherë ALUIZNI do të vazhdojë punën në bazë të ligjit”, theksoi Bufi.
Propozimet e pranuara PS-PD
Pika 8 e nenit 3 hiqet, i lihet bashkërendimi i pushtetit vendor me ALUIZNI-n
Pika 7 e nenit 3 hiqet
Pro shfuqizimit të nenit 4, pika c
Pika c) shfuqizohet
c) “ALUIZNI bën përcaktimin e territoreve me ndërtime informale brenda njësive të qeverisjes vendore.
Neni 7
Pika c) bëhet Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t bën përpunimin e të dhënave të ndërtimit pa leje të paraqitur nga raporti i njësisë së qeverisjes vendore në përputhje me situatën e paraqitur nga fotografi ajror dixhital sipas ndarjes së kadastrave.
Shkronja a shfuqizohet
Debati është neni 7, pika b
b) njësia e qeverisjes vendore, ku janë ngritur ndërtimet informale të vetëdeklaruara kryen kualifikimin e tyre dhe dërgon pranë Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, dokumentacionin e mbledhur gjatë fazës së vetëdeklarimit dhe argumentimin tekniko-ligjor të kualifikimit. Ku për shkak të mungesës së kapaciteteve, neglizhencës apo ndonjë pengese tjetër, njësia e qeverisjes vendore nuk ushtron përgjegjësinë për kualifikimin e objekteve informale, brenda afatit, kjo përgjegjësi ushtrohet tek ALUIZNI.
PS kërkon afat dymujor, ndërsa PD kërkon afat njëmujor
Përplasja PS-PD
Neni 7, pika d
d) përgjatë procedurës së hartimit dhe plotësimit të dokumentacionit, ALUIZNI në bashkëpunim me ZRPP-në, identifikon rastet kur parcela ndërtimore, në të cilën është ngritur objekti informal, figuron e regjistruar në regjistrat e pronave të paluajtshme, në pronësi të të tretëve dhe i dërgon Këshillit të Ministrave listat me të dhëna për çdo pronar.
Kollozi riparaqet amendamentet
Në mbledhjen e dytë të Komisionit parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese ka rënë në sy se deputeti i PD-së, Kollozi, në cilësinë e relatorit ka riparaqitur amendamente shtesë. Bëhet fjalë për procesin e kompensimit të ish-pronarëve, ku Kollozi edhe pse e kishte propozuar në mbledhje, nuk e kishte pasqyruar në relatimin e tij. Propozimi i Kollozit është që “në nenin 12 bëhen këto ndryshime: a) në pikën 2, fjalët ‘brenda 6 muajve’ zëvendësohen me fjalët ‘brenda 3 muajve’”. Ky ndryshim si një lehtësim për ish-pronarët, të cilët duhet të kompensohen më parë dhe më pas të realizohet procesi i legalizimit të zonave informale. “Duke e konsideruar ligjin e legalizimeve si shumë të rëndësishëm, si një reformë të madhe me këtë përgjegjësi, vazhduam punën në komision duke diskutuar nen për nen për të përafruar qëndrimet tona edhe me grupet e interesit. Diskutuam ato pika që ne u shprehëm edhe dje për ndryshimet që ka propozuar në dekret edhe presidenti dhe iu referuam kërkesave të grupeve të interesit. Procesi vazhdon dhe kam bindjen se do të arrijmë në një konsensus”, deklaroi pas mbledhjes Kollozi. Deputeti i PD-së ka paraqitur amendamentet pas konsultimeve të realizuara edhe me deputetët e PR-së, duke bërë që ato të jenë në emër të koalicionit qeveritar.