E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet kryeplaku, kërcënoi me pistoletë

KORÇE - Kryeplaku i fshatit Zëmblak, Bilal Mullalli, 41 vjeç, është shoqëruar dje në orët në mesditë në Komisariatin e Policisë së Korçës. 

Shoqërimi i tij është kryer, pasi vetëm një orë më parë ai kishte kërcënuar me jetë, rrahur, si dhe ia kishte dëmtuar automjetin një 42-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali në qendër të fshatit Zëmblak. Kryeplaku Mullalli është ndeshur në rrugë me Feti Mullën, banor i fshatit Vashtmi. Pasi nuk kanë pranuar t’i hapin rrugë njëri-tjetrit, ata kanë filluar të grinden me fjalë. Mullalli ka nxjerrë nga brezi një pistoletë, të cilën, siç rezultoi më pas e mbante pa leje, duke ia drejtuar Mullës, duke e kërcënuar se do ta vriste. Me pjesën e pasme të armës, por edhe me grushte e shqelma, ai ka ushtruar dhunë fizike mbi të. Më pas me mjete të forta ai ka thyer xhamin ballor të makinës tip “Benz” të Mullës. Mësohet se Bilal Mullalli 15 vjet më parë është dënuar me 20 vjet heqje lirie, për vrasjen e një bashkëfshatari të tij. Prej këtij dënimi ai ka bërë vetëm 4 vjet, pasi ka përfituar nga amnistia e presidentit në vitin 1997.                          j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›