Paranoja bërthamore autokrate shqiptare
Edmond Panariti
Energjia bërthamore në Shqipëri, nuk duket se është vetëm një ide “sui generis” e kryeministrit të Shqipërisë, por shpreh më shumë se kaq një interes të kahershëm të entit kombëtar italian të energjisë elektrike ENEL, për të shqyrtuar mundësinë e investimeve në fushën e energjisë tek vendet e rajonit ENEL-i duket se e ka të pamundur realizimin e një investimi bërthamor në Itali dhe për këtë arsye natyrshëm përballë rritjes së nevojave italiane dhe rajonale për energji, shtrenjtimit të karburanteve dhe mungesës së alternativave të tjera të prodhimit, është i orientuar drejt zhvillimit jashtë territorial të kësaj alternative. Shqipëria në këtë drejtim paraqet një shënjestër “gjeostrategjike” investimi për ENEL-in apo edhe për kompani të tjera të fushës.
Meqenëse vendi ynë ka burime të mjaftueshme natyrore alternative të energjisë, normalisht nuk ka nevojë dhe nuk ka përse t’i drejtohet bërthamorit. Për më tepër kjo kushtëzohet edhe nga fakti se “nukleari” kërkon mbi të gjitha një kuadër shumë të avancuar ligjor, teknologjik dhe institucional, të cilat vendi ynë nuk i ka dhe nuk pritet që t’i ketë në një të ardhme të afërme.
Por çuditërisht në një vështrim historik, duket se projektet bërthamore nuk e kanë për herë të parë debutimin e tyre në Shqipëri.
Në fakt, “obsesioni” i bërthamorit, përpara se të përfshinte Kryeministrin tonë, pati kapur këtu e 25 vjet më parë edhe vetë diktatorin Enver Hoxha, i cili asokohe shprehu dëshirën për ndërtimin e një reaktori bërthamor eksperimental pranë Institutit të Fizikës Bërthamore.
Edhe atëherë, qeveria shqiptare hyri në negociata intensive me Agjencinë Atomike të Vjenës dhe madje një grup fizikantësh shqiptarë u dërguan për specializim afatgjatë jashtë vendit.
Padyshim, vendi ynë i zhytur në një krizë të rëndë ekonomike në mesin e viteve tetëdhjetë, nuk kishte kurrfarë nevoje për këtë reaktor nuklear, i cili do të ndërtohej për të prodhuar izotope radioaktive për “studime gjurmuese” nga shkenca shqiptare.
Arsyeja e vërtetë e ndërtimit të këtij reaktori, ishte se në fakt ai konsiderohej një ushqim për aureolën e madhështisë së regjimit autokrat komunist. Por jo shumë kohë pas vdekjes se Enverit dhe sidomos pas aksidentit bërthamor me pasoja katastrofike të Ukrainës, ndërkombëtarët konstatuan se Shqipëria nuk mund të zhvillonte një kuadër normativ, teknologjik dhe të sigurisë të mjaftueshëm për të lejuar ndërtimin e një reaktori bërthamor dhe, si rrjedhojë ajo punë u la përfundimisht.
Ashtu si edhe 25 vite më parë, edhe sot, shqiptarët as nuk kanë nevojë dhe as mund të përballojnë kostot e një centrali bërthamor në tokën e tyre. Ai që ka nevojë, me sa duket është vetëm kryeministri i Shqipërisë, të cilit i duhen edhe mbushje bërthamore për të mbyllur kraterin e Gërdecit dhe krateret e tjera të qeverisjes së tij.
Sa për ne shqiptarët, këtu e 22 vite më parë e pësuam mjaft rëndë nga bërthamori.
Saktësisht 22 vite më parë, në muajin maj të vitit 1986, reja radioaktive me prejardhje nga shpërthimi i centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë, kaloi mbi pjesën veri dhe juglindore të Shqipërisë. Lëvizja e kësaj reje mbi Shqipëri u përllogarit dhe u vrojtua nga Instituti i Hidrometeorologjisë së Stokholmit në Suedi, i cili përgatiti për këtë qëllim edhe një hartë të ndotjes.
Meqenëse asokohe, për fat të keq në Shqipëri pati reshje të dendura në zonat veri dhe juglindore të vendit, depozitimet e lëndës radioaktive Jod-131 në tokë dhe në bimësi ishin të mëdha.
Sipas të dhënave të matjeve të kryera, niveli i radioaktivitetit në qumështin e prodhuar në këto zona arriti deri në 6 herë më shumë se kufiri maksimal i lejuar, ndërsa në mishin e bagëtive deri në 45 herë më shumë.
Ajo që e bëri situatën edhe më dramatike ishte fakti se popullata e këtyre zonave, vuante në mënyrë kronike nga mungesa e jodit. Për fatin e saj të keq, në vend që ajo të kompensohej me jod normal, u kompensua bollshëm me jod radioaktiv të rënë nga qielli, duke pësuar dëme të rënda shëndetësore, të cilat ajo i ka tashmë të bartura në vite.
Sipas një studimi të kryer, përqindja e patologjive të gjëndrës tiroide, përfshirë këtu edhe kanceret në popullsinë e këtyre zonave është 6 herë më e lartë se sa mesatarja kombëtare.
Ndryshe nga të gjitha vendet evropiane, Shqipëria jo vetëm e kaloi në heshtje këtë dramë ekologjike kombëtare, por nuk mori asnjë masë parandaluese për popullin e saj.
Një tjetër fakt, i cili dëshmon se sa keq u ndot territori shqiptar nga lëndët radioaktive të Çernobilit, është bllokimi që autoritetet e Gjermanisë Lindore i bënë eksporteve shqiptare të bimëve mjekësore. Kjo gjë ndodhi dy vjet pas aksidentit bërthamor, si rezultat i zbulimit të niveleve të larta të radioaktivitetit në to.
Këto bimë të ndotura u rikthyen në Shqipëri dhe asgjësimi i tyre ende nuk dihet qartë se si u krye. Energjia bërthamore konsiderohet si formë e pastër dhe relativisht e sigurt e energjisë për vende të zhvilluara industriale, si Franca dhe Gjermania, por jo për Shqipërinë.
Bashkimi Evropian detyroi Bullgarinë të mbyllte centralet e saj bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike, pikërisht si rrjedhojë e sigurisë së pamjaftueshme që ato paraqitnin për mjedisin dhe shëndetin e popullatës.
Ia vlen të kujtojmë se shpërthimi bërthamor në Ukrainë ndodhi si rrjedhojë e një defekti banal në sistemin ftohës të njërit prej kazanëve të reaktorit, duke shkaktuar shkrirjen e tij, e cila u shoqërua me shpërthim.
Aventura bërthamore do t’i krijonte vendit tonë probleme të mëdha, të cilat nuk lidhen vetëm me rrezikun e aksidenteve bërthamore, të cilat do të ishin fatale për një popull të vogël si populli ynë, por edhe një tragjedi për vendet e rajonit e më gjerë. Problemet e centralit bërthamor do të na shfaqeshin edhe sikur të ndodhte që t’i kishim kapacitetet teknologjike, institucionale dhe njerëzore për të menaxhuar një ndërmarrje të tillë.
Këto probleme do të lidheshin para së gjithash me importin e mbushjeve bërthamore për kazanët e reaktorit, të cilat shtrojnë pyetjet që fillojnë me: - Nga ku? - Si? - Me çfarë?.
Problem tjetër do të ishte eliminimi i skorieve radioaktive nga reaktori me të cilat do të na duhej të merreshim në mënyrë të vazhdueshme dhe që do të na detyronin të krijonim varreza të lëndëve radioaktive, ndërkohë që vuajmë për hapësira për varre për popullatën.
Për këtë arsye, centrali bërthamor në Shqipëri përbën një aventurë sa të rrezikshme aq dhe të panevojshme.