E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, emrat e 6200 familjeve që marrin tapitë

 

Qeveria ka miratuar dje në mbrëmje legalizimin e 5113 objekteve të ndërtuara pa leje. Gazeta boton të plota tabelat me emrat e përfituesve në 7 qarqe të vendit të ndara sipas rretheve. Këto lista kanë kaluar të gjitha procedurat e kualifikimit nga ALUIZNI dhe janë miratuar edhe nga qeveria. Sipas ALUIZNI-t, “listat përfshijnë 5113 ndërtime që u përkasin 6200 familjeve, me një sipërfaqe rreth 1.85 milionë metra katrorë”. Ndërtimet pa leje që legalizohen janë në Tiranë, Lezhë, Korçë, Fier, Elbasan, Durrës dhe Berat.
Berisha
Pas miratimit të vendimit për legalizimet, Berisha i konfirmoi të gjithë qytetarëve që kanë banesat në proces legalizimi se procesi do vazhdojë. “Është emergjente dhe duhet të vijë sa më shpejtë për miratim vendimi për letrat me vlerë, të mërkurën tjetër ai duhet të vijë për miratim. Unë kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve sepse ai vendim donte një kohë të caktuar. Vendimi do t’u njohë atyre plotësisht të drejtën që 80 për qind të vlerës monetare për legalizim, ta paguajnë me letrat me vlerë. Kjo është së pari mbajtja e premtimit tonë ndaj disponuesve të letrave me vlerë, se ne do t’í fusim këto letra në përdorim. Mendoj se ky është tregu më i fuqishëm në Shqipëri, ku ato mund të valorizohen. Nuk ka asnjë diskriminim. Pra, çdo qytetar që deri tani ka likuiduar tërësisht shumën monetare që detyrohej për legalizimin, është i ftuar të blejë letrat me vlerë dhe 80 për qind e asaj shume do t’i kthehet në monedhën që ka paguar, në lekë. Aq më mirë që tashmë leku është forcuar”, thekosi Berisha.

PER TE LEXUAR LISTEN E PLOTE, SHKARKONI GAZETEN NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›