Rapidi e sheh të vështirë Vllazninë
Rapidi i Vjenës mund të jetë kundërshtari i Vllaznisë, nëse skuadra shkodrane do të eliminojë irlandezët e Sligo Rovers në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës. Nënkampionët e Austrisë e kanë pritur jo pa shqetësim këtë fakt. “Parimisht, përballja me të dy kundërshtarët është një detyrë e vështirë”, citohet drejtori sportiv i Rapidit, Alfred Hërtnagl, nga faqja austriake nachrichten.at. “Të dyja skuadrat kanë lojtarë të mirë, ku te Sligo Rovers ka shumë legjionarë nga Britania e Madhe e ky ekip nuk duhet të nënvlerësohet aspak. Nga ana tjetër, edhe ndaj një klubi me tradita e nëntë herë kampion i Shqipërisë, si Vllaznia, nuk do të jetë për të kaluar më tej. Madje mendoj se skuadra shqiptare ka për të na sjellë më shumë vështirësi, nëse do të përballemi me të”.