E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, emrat e 6521 familjeve që marrin tapitë

 

ALUIZNI bën gati legalizimin e 6521 ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin. Gazeta boton sot tabelat zyrtare me emrat e atyre që përfitojnë në 11 qarqe të vendit të ndara sipas qyteteve dhe zonave brenda tyre. Në total do të legalizohen 1.524 milionë metra katrorë ndërtime informale në të gjithë vendin. Në tabela janë edhe legalizimet e shtesave pa leje në pallatet e ndërtuara para vitit 1993 dhe pas vitit 1993. Në Tiranë, ALUIZNI i ka dhënë OK legalizimit dhe marrjes së tapive për 12 firma ndërtimi që kanë ndërtuar shtesa mbi lejen e parashikuar. Ndërtimet e legalizuara dje janë të shtrira në qarkun e Tiranës, Beratit, Elbasanit, Fierit, Durrësit, Lezhës, Dibrës, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Vlorës. Kush e paguan cash vlerën e legalizimit të objektit do të përfitojë 20 për qind ulje. Sipas drejtuesve të ALUIZNI-t, për kalimin e pronësisë ose të parcelës ndërtimore, në rastet kur e shlyen menjëherë do të ketë një bonus në masën 20% ulje. Kostoja financiare e shërbimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje është 4000 lekë. Sipas ligjit, pronari i ndërtimit pa leje që në momentin që i legalizohet banesa ka 3 vjet afat për ta paguar atë. Projekti i ALUIZNI-t ka si qëllim që të krijojë lehtësira për të gjithë ata që do të paguajnë brenda një kohe shumë të shkurtër. Ndërsa për ata qytetarë që nuk kanë mundësi financiare për ta paguar menjëherë do të përdoret sistemi me këste deri në 3 vjet. Gjatë kësaj periudhe prona regjistrohet në hipotekë dhe mbetet në pronësi të shtetit deri në momentin që përfundon pagesa.

PER TE LEXUAR LISTEN E PLOTE SHKARKONI GAZETEN NE VERSIONIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›