Ruçi: PS, program për fermerin shqiptar
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, në Qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi, në kuadër të takimeve më banorët për fushatën elektorale, është ndalur në fshatin Ballagat, ku është njohur me problemet e kësaj zone, ku vihet re qartë mungesa e shtetit. Sipas Rucit, banorët e Ballagatit, duhet të votojnë Partinë Socialiste, si forcën e re të ndryshimit në vend. “Një program i prekur me dorë nga ju, i dëgjuar me veshë tek ju dhe i bërë me shpirt nga ju dhe për ju. Dhe nga një njeri që është në një moshë aktive dhe me një vizion dhe i sprovuar që vërtetë ashtu siç është kryeqyteti, nesër të jetë e gjithë Shqipëria”, tha Ruçi.