“Poli nuk ftohet në debatet TV”
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ka dërguar dje një letër misionit të OSBE-së në Tiranë, ku ngre shqetësimin se kandidatët e Polit të Lirisë nuk ftohen në debatet televizive të TVSH-së. “Sot vërejmë me shumë shqetësim, se drejtuesit e TVSH-së të ndikuar nga urdhrat politikë, po veprojnë në kundërshtim me ligjin, duke zhvilluar debate me parti të së njëjtit koalicion politik, konkretisht Aleanca e Ndryshimit PD e PR, ndërsa për koalicionet e majta Bashkimi për Ndryshim, PS-ja dhe Aleanca Socialiste për Integrim, LSI”, thuhet në letrën e Ndokës për OSBE-ODIHR.