Legalizimet, formulari i fundit që duhet të plotësohet në Hipotekë
Plotësimi i saktë i këtij formulari i bën automatikisht ata pronarë të ligjshëm
Laureta Rryçi
Tiranë - Të gjithë ata qytetarë që kanë marrë lejen e legalizimit nga ALUIZNI duhet të plotësojnë edhe një formular të fundit për t’u kthyer në pronarë të ligjshëm të pronës që kanë. Ky formular plotësohet në bashkëpunim me inspektorët e ALUIZNI-t dhe më pas firmoset nga kreu i këtij institucioni. Plotësimi i këtyre detajeve duhet të bëhet brenda një afati prej 15 ditësh nga paraqitja e kërkesës, të japë informacion të plotë, me të gjitha përshkrimet e nevojshme, për plotësimin e këtyre rubrikave.
Procedura
Të gjitha pronat e miratuara gjatë procesit të legalizimit nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave e
Ndërtimeve Informale tashmë duhet të kalojnë edhe në Hipotekë që të quhen të ligjshme. Sipas burimeve, procesi fillon nga ALUIZNI, i cili, brenda dhjetë ditëve, fillon zbatimin e procedurave të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme (objektit dhe parcelës ndërtimore). Zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZVRPP), brenda një periudhe 30-ditore, sipas kërkesës së Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, dërgon një informacion të hollësishëm, me numrat e zonës kadastrale dhe të pasurive, si dhe me dokumentacionin përkatës hartografik, në funksion të regjistrimit të objekteve, të përfshira në proces legalizimi. Pas kësaj faze nis edhe regjistrimi zyrtar i pronarëve të rinj, të cilët duhet të plotësojnë edhe disa dokumente të tjera.
Formulari
Personat që do të plotësojnë formularin duhet të tregohen të kujdesshëm në të dhënat që do të japin për shkak se nga këto varet procedura e regjistrimit. Sipas specialistëve, nëse jepen të dhëna të sakta, atëherë dhe procesi i regjistrimit për të gjitha pronat e legalizuara do të vijojë normalisht. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në përmbushje të ligjit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, ka hartuar një udhëzim të brendshëm për regjistrimin e pasurive të paluajtshme të fituara me anë të ligjit për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e zonave të ndërtimeve informale. Udhëzimi u është shpërndarë të gjitha zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të cilat tashmë do ta kenë më të lehtë procedimin e regjistrimit të pasurive të legalizuara, duke përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve në një kohë më të shpejtë. Qytetari, i cili ka marrë një leje legalizimi nga Agjencia Rajonale e Legalizimit, do të informohet nga kjo e fundit për përcjelljen e dokumentacionit nga ana e saj pranë ZVRPP-së përkatëse. I interesuari në këtë moment duhet të paraqitet pranë ZVRPP-së përkatëse me njoftimin e ALUIZN-it dhe të bëjë pagesën e tarifës së shërbimit pranë sporteleve të ZVRPP-së. Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, duke filluar që nga ky moment, duhet ta shqyrtojnë kërkesën brenda 15 ditëve. ZVRPP-të nuk kanë të drejtë t’i dërgojnë qytetarit akt verifikimi dhe për çdo lloj paqartësie apo mungese dokumentacioni duhet t’i drejtohet zyrës rajonale të legalizimeve.
Certifikata
Në përfundim të procesit qytetari do të pajiset me certifikatë pronësie në rastet kur zona është në Sistemin e Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ose me vërtetim pronësie në rastet kur zona përkatëse nuk është në Sistemin e Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në rastet kur zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme nuk do të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve, do të kenë sanksione administrative nga ana e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Udhëzimi i miratuar parashikon regjistrimin e lejeve të legalizimit në të gjitha rastet që mund të shfaqen; si në rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet në pronësi të atij që ka ndërtuar, në rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet në një parcelë që është në pronësi të shtetit, dhe në rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet në një parcelë në pronësi private. Në rastin e fundit do të procedohet kalimi i pronësisë nga privat në shtet në bazë të VKM-së për shpronësimet, dhe më pas do të regjistrohet leja e legalizimit.
27 Gusht 2009