Koncesioni, francezët dhe zviceranët në garë për kolaudimin e automjeteve
Në tenderin e hapur u paraqitën vetëm dy kompani. Fituesi i tenderit do të shpallet në qershor të vitit 2009
Ervin Koçi
Marrja dhe administrimi me koncesion i shërbimit të kolaudimit të automjeteve në vend është hedhur dje me një tender të hapur ndërkombëtar në të cilin janë vënë në garë dy kompani të huaja. Procedurat e tenderit për përzgjedhjen e kompanisë fituese, që do të marrë me koncesion shërbimin, janë zhvilluar dje në Ministrinë e Transporteve. Kompania franceze "Sas Sakar", si dhe ajo zvicerane "SGS", paraqitën ofertat e tyre për marrjen me koncesion të shërbimit të kontrollit të detyrueshëm teknik të automjeteve, ndërkohë që kompania e tretë, ajo gjermane "TUV Sud", nuk u paraqit. Sipas të dhënave nga MPPTT-ja, ofertat e dorëzuara do të vlerësohen bazuar në kriteret e përzgjedhura të përcaktuara në dokumentacionin standard të kësaj procedure, të njohur nga subjektet konkurruese si: tarifa e shërbimit, vlera dhe koha e kryerjes së investimit gjithsej, numri i qendrave të reja të ngritura përfshi dhe qendra të lëvizshme, kohëzgjatja e koncesionit dhe vlera e tarifës koncesionare, që do të derdhet në buxhetin e shtetit. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të përfundojë vlerësimin e ofertave të paraqitura brenda datës 18.01.2009 dhe autoriteti do të ndjekë procedurat e parashikuara konform ligjit në fuqi.
Oferta e zviceranëve
Dy kompanitë e huaja që u paraqitën në tender, një zvicerane dhe një franceze, pasi kanë dorëzuar pranë komisionit ofertat përkatëse e kanë njohur atë edhe me investimet që ato do të kryejnë. Kështu, shoqëria zvicerane “SGS” merr përsipër të modernizojë qendrën ekzistuese të kolaudimit dhe të hapë veç saj edhe një qendër të re. Sipas të dhënave, kompania “SGS” ka kërkuar marrjen për 10 vjet me koncesion të këtij shërbimi dhe për këtë do të investojë 561 milionë lekë. Në ofertën e saj, kjo kompani parashikon gjithashtu një tarifë prej 1998 lekësh për kontroll, ngritjen e një qendre të re, si dhe tri qendrave të lëvizshme.
Oferta e francezëve
Ndërkohë, kompania franceze "Sas Sakar", në ofertën e saj për shërbimin e kolaudimit të automjeteve, ofron modernizimin e qendrës së re, si dhe ndërtimin e katër qendrave të reja. Shuma që kjo shoqëri ka marrë përsipër të investojë është 398.884.024 lekë. Ajo kërkon marrjen me koncesion për 20 vjet të këtij shërbimi. Në ofertë, kompania franceze parashikon një tarifë vjetore të kolaudimit për automjetet prej 1800 lekësh për kontroll, ngritjen e katër qendrave të reja si dhe dy qendrave të lëvizshme. Ministria njoftoi se fituesi i tenderit do të shpallet në qershor të vitit tjetër. Koncesioni për shërbimin e detyrueshëm të Kontrollit Teknik të Automjeteve ka si objektiv përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj shtetasve dhe subjekteve shtetërore dhe private, rritjen e sigurisë së qarkullimit në rrugë, zvogëlimin e ndotjes në mjedis, rritjen e eficiencës së shërbimit dhe modernizimin e teknologjisë së shërbimit nëpërmjet vendosjes së standardeve teknologjike të larta në kontrollin e mjeteve.
19 Dhjetor 2008