E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Eagle Mobile” regjistron abonentin e 200 mijtë në rrjetin e saj



Kompania celulare “Eagle Mobile” ka shënuar suksesin e radhës duke regjistruar abonentin e 200 mijtë të kompanisë më të re të telefonisë celulare në Shqipëri. Ai është Altin Shehaj nga qyteti i Vlorës. Ky sukses vjen në një kohë rekord, kur “Eagle Mobile” ka vetëm 9 muaj në tregun shqiptar të telekomunikacioneve falë punës së kompanisë dhe interesit në rritje të qytetarëve shqiptarë. “Ne falënderojmë popullin shqiptar për interesin, besimin dhe përzgjedhjen që na ka bërë”, - tha drejtori i Përgjithshëm i “Eagle Mobile”, Ali Taksin. “Ne po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për t’i bërë abonentët tanë të ndihen të veçantë, duke u servirur shërbime të reja dhe cilësore. Edhe lidhur me çmimet që ‘Eagle’ tashmë ofron për paketën standarde me parapagesë, Riniring dhe Proring, kompania më e re e telefonisë celulare është shumë përpara konkurrentëve të tjerë në tregun e telefonisë. ‘Eagle Mobile’ ka qenë dhe vazhdon të mbetet një model dhe shembull në këtë drejtim”, - vijoi z. Taksin. Abonenti me fat 21-vjeçar ka fituar tashmë si dhuratë një ‘Eagle USB Modem’ si dhe 12 muaj internet falas për ta përdorur atë në vitin e ri 2009. Abonenti Shehaj e falënderoi kompaninë më të re të telefonisë celulare për kujdesin e treguar me këtë rast. “Eagle Mobile” mbështet si sponsor dhe organizon në datën 21 dhjetor, ora 18:00, një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” me këngëtarët më të njohur shqiptarë me rastin e festave të fundvitit dhe arritjes së abonentit të 200 mijtë. Artistë si Aurela Gaçe, Jonida Maliqi, Greta Koçi, grupi “West Side Family”, Bleona Qerreti dhe Artiola Toska, do t’u japin mundësinë mijëra shqiptarëve të dëfrejnë e argëtohen. Po ashtu, “Eagle Mobile” ka përzgjedhur 1009 (2009 gjithsej) fituesit e dytë të fushatës promocionale të fundvitit. Ata do të përfitojnë nga 100 SMS falas secili për t’i përdorur në muajin janar. Më 31 dhjetor do të përzgjidhen edhe 360 abonentë të tjerë fitues. 100 prej tyre do të përfitojnë nga një laptop “HP 550” së bashku me “USB Modem” dhe një vit internet falas, ndërsa 260 të tjerët nga një telefon celular (10 Samsung SGH780 dhe 250 Samsung C520).

19 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›