E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në SHBA, gjiganti “Chrysler” mbyll fabrikat



Kriza financiare ka detyruar industrinë e makinave të marrë masa drastike. Kompania “Chrysler” do të ndërpresë prodhimin për një muaj duke shmangur rritjen e stoqeve. Për të njëjtat arsye jo vetëm “Chrysler”, por dhe kompanitë “General Motors”, “Ford”, “Tojota” dhe “Honda” po marrin masa për të parandaluar falimentimin.

Bie çmimi i naftës pavarësisht kërkesës për uljen e prodhimit

Përkundër kërkesave për uljen e prodhimit, çmimi i naftës së papërpunuar në tregun botëror shënoi edhe një rënie tjetër. Me rreth 40 dollarë amerikanë për fuçi, nafta e papërpunuar nuk ka qenë kaq e lirë që prej verës së vitit 2004. Vendimi i OPEC-ut, për të reduktuar prodhimin me 2 milionë fuçi naftë në ditë, nuk e ka penguar uljen e çmimit të arit të zi. Në Azi, një fuçi naftë u shit dje për rreth 40 dollarë, duke arritur kështu shifrën më të ulët që pas rënies së pësuar në muajin korrik. Vendet më të mëdha importuese të naftës vendosën uljen e prodhimit me shpresën se çmimet do të rriteshin, por nuk ndodhi kështu.

19 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›