Legalizimet, gati 200 mije lejet e para, jepen në shtator
Legalizimi i ndërtimeve pa leje ka hyrë në një fazë të re, pas miratimit të ndryshimeve ligjore që bëri Kuvendi në këtë ligj. Agjencia e Legalizimeve tashmë ka gati rreth 200 mijë ndërtime informale që janë të plotësuara me dokumentacionin tekniko-ligjor dhe që po verifikohen në terren nga punonjësit e ALUIZNI-t. Ndryshimet ligjore kanë përcaktuar edhe hapat e procesit. Tashmë pushteti lokal do të ketë afatin e tij të përcaktuar prej një muaji, që të bëjë verifikimet përkatëse, dhe në rast se nuk i bën, situatën do e marrë në dorë vetë ALUIZNI. Ligji përcaktoi se në datën 1 gusht do të jetë gati lista e ish-pronarëve të truallit, ku janë ndërtuar ndërtime informale që do të kompensohen financiarisht. Duke i qëndruar këtij procesi, 200 mijë ndërtimet informale me dokumentacion ligjor do të kenë gati marrjen e lejes së legalizimit në muajin shtator. Krahas marrjes së lejes së legalizimit, do të bëhet edhe kompensimi i ish-pronarëve. Rreth një e treta e truallit ku janë ndërtimet informale, mendohet se është truall i ish-pronarëve, që do të përfitojnë kompensimin.
Procesi
Pas mbylljes së fazës së vetëdeklarimit të ndërtimeve informale dhe miratimit të të gjitha zonave në Këshillin e Rregullim-Territorit të Republikës së Shqipërisë, procesi kalon në dhënien e lejes së legalizimit dhe pastaj në procesin e urbanizimit të këtyre zonave, siç e parashikon edhe vetë ligji. Sipas nëndrejtorit të ALUZINI-t, Ferdinand Shehu, tashmë procesi ka arritur në një fazë tjetër dhe që ndryshimet ligjore i kanë hapur rrugën përshpejtimit të procesit për sa i përket dhënies së lejes së legalizimit. “Pra, themi që tashmë 200 mijë ndërtime informale janë të gatshme për dokumentacionin tekniko-ligjor dhe fillojnë zbatimin sipas nenit 27 të ligjit, që ka të bëjë me planimetrinë, genplanin etj., për ta bërë dosjet e plota dhe për të marrë pastaj lejen e legalizimit, që është e shumëpritur. Unë mund të them se shumë shpejt do të fillojë. Veç kësaj, rreth një e katërta ose një e pesta e këtyre ndërtimeve informale, prej 200 mijë, kanë përgatitur dokumentacionet tekniko-ligjore. Pra janë provuar dokumentacionet përkatëse sipas punës së grupeve në terren. Pra, kanë përgatit planimetritë dhe kanë përfunduar dosjet”, - shprehet Shehu, duke bërë një bilanc të proces të deritanishëm. Për sa i përket përshpejtimit të procesit, Shehu shprehet se ALUIZNI do të rrisë burimet e veta njerëzore. “Agjencia ka parashikuar edhe skemën për ta përballuar, duke rritur burimet njerëzore, si me inxhinierë të specializuar etj.”, - thotë ai.
Lejet
Nëndrejtori shprehet optimist se tani ka filluar ora mbrapsht e dhënies së lejes së legalizimit. “Sapo të hyjë ligji i ri në fuqi, ne do të fillojmë të implementojmë direkt dhënien e lejeve të legalizimit. Është punë ditësh. Tashmë ka ikur kurioziteti i madh. Tashmë kemi kaluar nga punë muajsh në punë ditësh. Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht”, - shprehet Shehu. Me ndryshimet ligjore, puna do të ecë paralelisht edhe me hartimin e listave të ish-pronarëve, si dhe me dhënien e lejeve të legalizimet. Sipas ligjit, zyrat rajonale të Agjencisë së Pronave kompensojnë subjektet brenda tri muajve në përputhje me vendimin e qeverisë për shpërblimin e pronarëve. Për efekt të përllogaritjes së sipërfaqes së parcelës ndërtimore, të zënë nga ndërtimi informal që kompensohet, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qark e trajton atë si truall, në përputhje me metodikën për vlerësimin e pronës së paluajtshme, që kompensohet, pra sipas hartës së vlerës së tokës. Procesi i legalizimit do të mbledhë edhe një shumë të caktuara parash, të cilat do të ndahen për ish-pronarët, që toka e tyre është zënë për ndërtime informale. ALUIZNI ka saktësuar vlerat që do të paguajnë pronarët e banesave informale në procesin e legalizimit. Vera e këtij viti do të jetë një stinë pune për ALUIZNI-n.
Ankimimi
Çdo person i përfshirë në procesin e legalizimit dhe në rast se nuk është dakord me vendimin e njësisë së qeverisjes vendore apo ALUIZNI-t, që refuzon të pranojë dokumentacionin, atëherë mund të paraqesë ankimim administrativ pranë zyrës përkatëse të bashkisë apo komunës. Procedura e ankimit administrativ zbatohet edhe për vendime të drejtorive përkatëse të ALUIZNI-t, sipas ligjit të ankimit administrativ.
Legalizohen shtesat e pallateve dhe ndërtimet informale para vitit 1993
Ndryshimet në ligjin e legalizimeve të miratuara nga Kuvendi prekin edhe shtesat në pallatet që janë ndërtuar me leje, por që nuk e kanë respektuar atë. Sipas ligjit është përcaktuar se familjet që jetojnë në këto shtesa do të kenë legalizimin në favor të tyre, ndërkohë që ndërtuesit duhet të paguajnë për shtesat pa leje që kanë bërë. Legalizimi i shtesave në ndërtime kryhet edhe në rastin kur subjekti, shoqëria ndërtuese ose investitorë, që kanë kryer shtesën jashtë lejes së ndërtimit, për qëllim kalimi pronësie ose qiradhënieje, nuk paguajnë penalitetet. Në listën e ndërtimeve informale që do të legalizohen do të jenë edhe ndërtimet para vitit 1993. ALUIZNI, përgjatë afatit të vetëdeklarimit, shqyrton kërkesat e paraqitura për legalizim të shtesave dhe i njofton subjekteve që përmbushin kriteret e dokumentacionit, të paguajnë taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe gjobën kur janë subjekt i saj, sipas ligjit. Kur shtesat janë ndërtuar të gjitha ose pjesërisht në territore publike, subjekti paraqet kërkesën për legalizimin e shtesës dhe të truallit publik, mbi të cilin është ndërtuar shtesa sipas këtij ligji. Për kalimin në pronësi të parcelës ndërtimore, në të cilën është ndërtuar shtesa, ndiqen të njëjtat mekanizma nga zyra e urbanistikës, si ato të parashikuara në këtë ligj. Nuk legalizohen, në kuptim të këtij ligji, ndërtimet ose shtesat e ndërtimeve pa leje, të kryera brenda territoreve të shkollave dhe institucioneve të tjera publike. Asnjë ndërtim tjetër informal nuk legalizohet brenda këtyre territoreve.
Ndërtimet informale në bregdet do të legalizohen pas përcaktimit të vijës
Ndërtimet informale në zonën e bregdetit do të trajtohen ndryshe nga ndërtimet e tjera. Sipas ligjit është përcaktuar që legalizimi i ndërtimeve informale në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit do të kryhet pas përcaktimit të vijës kufizuese të këtyre zonave. Qeveria ka përcaktuar se brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi të këtyre ndryshimeve do të nxjerrë akte nënligjore që do të përcaktojnë edhe fatin e këtyre ndërtimeve. Aktualisht ligji ka përjashtuar këto ndërtime nga faza e vetëdeklarimit, kështu që ato nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë lejen e legalizimit. Aktet nënligjore që pritet të miratojë qeveria më vonë për këtë kategori ndërtimesh do të vendosin edhe kriteret bazë për njohjen e tyre. Sipas parashikimeve paraprake, mendohet se kriteret do të zbatohen sipas llojit të ndërtimeve. Me miratimin e planeve urbanistike do të vendoset se si do të trajtohen edhe kriteret për njohjen e këtyre ndërtimeve. Aktualisht ekspertët mendojnë se në kriteret do të përfshihen ato ndërtime informale, të cilat nuk prekin apo dëmtojnë planet urbanistike. Ndërtimet që janë bërë pa leje, por që nuk kanë cenuar planet urbanistike, do të legalizohen. Ndërkohë ndërtimet informale në bregdet që janë bërë jashtë çdo lloj studimi paraprak dhe dëmtojnë hapësirën publike, nuk do të njihen dhe do të futen në procedura për prishjen e tyre.
Ish-pronarët kërkojnë ankimim në gjykatë dhe faturën e plotë financiare
Shoqata “Pronësi me Drejtësi” ka kërkuar që të gjithë ish-pronarët në procesin e legalizimeve të kenë të drejtën të ankimojnë në gjykatë në rast se nuk bien dakord me dëmshpërblimin, si dhe të ketë një faturë financiare të plotë të lidhje me legalizimet. Ish-pronarët paraqitën në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese disa kërkesa për t’u marrë parasysh, por deputetët i injoruan ato. “Sipas amendamenteve të miratuara ditën e djeshme, ne nuk na jepet e drejta për t’u ankuar në gjykatë, edhe pse Gjykata Kushtetuese na e njohu këtë të drejtë”, - është shprehur për “standard” Agim Toro, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”. Sipas Toros, amendamentet në thelb nuk kanë për ta zgjidhur çështjen e pronës, pasi e drejta e mohuar për t’u ankuar në gjykatë do të bëjë që abuzimet me procesin të mbulohen. Sipas tij, kërkesa për një faturë financiare do të vendoste shtetin në përgjegjësi për të zgjidhur çështjen.