PD-PS, punë paralele për reformat
Këtë javë dy partitë e mëdha do të nisin nga puna për bërjen e reformës elektorale. Drejtues të dy partive, PD-PS, dhanë dje sinjale pozitive, për të nisur një punë serioze në mënyrë që fundi i këtij sesioni parlamentar të ketë gati ligjin e ri elektoral. Paralelisht me reformën zgjedhore, grupet e ngritura qysh më parë do të punojnë edhe për reformën në drejtësi. Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj dhe kryetari i grupit të PD-së, Astrit Patozi, konfirmuan dje se kjo javë do të jetë mjaft e rëndësishme për këto dy reforma. Patozi konfirmoi se palët janë të angazhuara për të pasur një Kod të ri Elektoral, që garanton votën e shqiptarëve, që do të bëhet përmes një komisioni të posaçëm parlamentar. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për t’i dhënë një mandat të ri ish-Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, i cili nuk funksionon qysh prej tre muajsh. “Nuk besoj se jemi në kushtet e emergjencës, kemi para kohën e nevojshme për të shkuar të qetë me një kod modern, me një kod elektoral që mbi të gjitha garanton votën e shqiptarëve. Mazhoranca dhe PD-ja janë gati për fillimin e punës së një komisioni të posaçëm për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe atë në drejtësi. Shumica parlamentare ka qenë e hapur për diskutimin e amendimeve në Kodin Zgjedhor, qoftë në Komisionin e Ligjeve, qoftë në një komision të posaçëm”, - theksoi Patozi. Nga ana, tjetër Fatmir Xhafa deklaroi dje se PS ka një draft paraprak gati për ta diskutuar me palën tjetër. “Pranë PS-së është duke punuar një grup i gjerë ekspertësh, të cilët kanë përfunduar një draft paraprak të Kodit Zgjedhor, ose të atyre çka ne mendojmë se duhet të ndryshojnë në ligjin aktual zgjedhor”, - u shpreh Xhafa. Lidhur me çështjet që do të diskutohen gjatë punës së komisionit, ajo ku socialistët nuk lëshojnë pe janë kartat e identitetit dhe regjistrit themeltar, pasi mendojnë se pa këto elementë, procesi zgjedhor mund të vihet në dyshim.
Reforma në drejtësi
Gjatë kësaj javë do të punohet edhe për reformën në drejtësi. Paraprakisht palët janë shprehur për ndryshime ligjore, ku do të kërkohet që të realizohet ruajtja e të drejtave themelore të njeriut, të sistemit demokratik, ekonomisë së tregut, sigurisë shoqërore etj. Organizimi i gjyqësorit pritet që të ketë një tjetër disiplinë. Parashikohet krijimi i gjykatave administrative, si dhe një profilizim i Gjykatës së Lartë me tri juridiksione, civile, administrative dhe penale. Parashikohet edhe një projektligj për administratën gjyqësore, që do të mundësojë forcimin e kësaj administrate. Statusi i gjyqtarit do të ketë një tjetër dimension. Reforma në sistemin e drejtësisë do të prekë edhe organin e akuzës. Parashikohet edhe përmirësimi thelbësor i sistemit të prokurorisë nëpërmjet saktësimit të ndarjes nga përfaqësimi i akuzës në gjykatë, organizimit territorial, si mënyrë e përshtatshme të organizimit të gjykatave, si dhe sigurimi i një hapësire të mjaftueshme të njësive të prokurorisë, pa rënë ndesh me parimin kushtetues të organizimit të centralizuar të Prokurorisë. Njëkohësisht për të garantuar një mirëfunksionim të sistemit të drejtësisë në tërësi, është parë e domosdoshme një mbështetje e posaçme financiare e këtij sistemi, sipas një plani veprimi të shtirë në një hark kohor shumëvjeçar, duke u nisur nga përcaktimi i një niveli financiar si një përqindje e caktuar e PPB-së. Kjo pikë do të mbështetet nga çdo qeveri që do të jetë në pushtet.
Kryemadhi, fushatë në Dibër
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje Konferencën e Lëvizjes së Gruas për Integrim në qytetin e Dibrës. Monika Kryemadhi, gjatë fjalës në këtë takim, theksoi se Dibra nuk duhet lënë më në harresë. “Sot nuk jam këtu si një politikane, por si dibrane. Sepse të gjithë së bashku duhet të punojmë që Dibrën të mos e lëmë jashtë vëmendjes si ka ndodhur, të vendosur në një qoshe harrese të jetës shqiptare. Jam këtu që së bashku me ju t’i rikthejmë Dibrës sonë dinjitetin, që ka kontribuar e ndikuar në zhvillimin dhe ndërtimin e Shqipërisë. Të gjitha së bashku do të punojmë që zëri i Dibrës të dëgjohet në Parlament, në çdo instancë të jetës së shtetit shqiptar”, - u shpreh ajo. Sipas Kryemadhit, për këtë, ne na duhen të gjithë dibranët dhe dibranet, pa dallim bindjesh politike, sepse të jesh dibran është nder dhe krenari dhe të kontribuosh për vendin tënd është vlerë. Ne duam, - tha ajo, - që Dibra të zhvillohet, të jetë krenari e përbashkët, prandaj unë jam këtu jo për një vit, as për katër vjet, por për një rrugë të gjatë që na pret së bashku, jo vetëm për shkurtuar distancën mes Dibrës dhe Tiranës, por dhe distancën mes Shqipërisë dhe Evropës. Më pas duke marr fjalën, lideri i LSI-së, z. Ilir Meta, u shpreh se gratë dhe vajzat e qytetit të Dibrës duhet të kenë më shumë besim tek vetja, më shumë iniciativë dhe më shumë përkushtim për të pasur një shoqëri më të emancipuar. “Të keni kurajë dhe të ecni përpara dhe të keni besim tek vetja, tek personaliteti i tyre, sepse ndryshe nuk mund të zhvillohet dhe emancipohet shoqëria jonë. Ndryshe nuk i bashkojmë dot të gjithë shqiptarët për të çliruar energji pozitive, ndaj dua t’ju falënderoj për këtë rizgjim të energjive tuaj, për të qenë së bashku dhe jam i bindur se ndryshimi tani ka nisur në Dibër”, - theksoi Meta.