Presidenti i Kosovës Sejdiu nesër viziton Tiranën
TIRANE-Për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt, presidenti i Kosovës do të udhëtojë nesër drejt kryeqytetit shqiptar për të zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore. Presidenti Fatmir Sejdiu do të shoqërohet në këtë vizitë nga një delegacion i gjerë institucional kosovar.
Të hënën ai do të takohet me presidentin, kryeministrin dhe kryeparlamentaren e Shqipërisë, ndërsa të martën Bashkia e Shkodrës do ta shpallë atë "Qytetar Nderi". Të dyja vendet kanë ngritur edhe marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh, ndërsa kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha, si në polici, drejtësi, ekonomi e energjetikë.
Nga ana tjetër, diplomacia shqiptare vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga sa më shumë shtete.
Numri i shteteve që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, me njohjen e djeshme nga Malajzia, ka shkuar në 52.
(s.g/BalkanWeb)