Mendimi pozitiv, PS përqindje më e madhe
Ndërkohë të pavendosurit anojnë pak më shumë për PD-në për muajin Shkurt.
TIRANË- Një tjetër pyetje e drejtuar nga kompania "Zogby International" ishte se çfarë mendonin ata për dy partitë kryesore PD-në dhe PS-në.
Shumica e të pyeturve kishin opinion të mirë për të dyja partitë. Konkretisht 56% e të pyeturve kishin opinion të mire për PD-në ndërsa 40% kishin opinion negativ.
E njëjta gjë por në përmasa shumë më të mëdha mund të thuhet për PS-në. Për këtë të fundit se shumica apo ndryshe 61% e tyre kanë një perceptim pozitiv për PS-në ndërsa 34% kanë një mendim negativ.
Edhe pse në një përqindje të lartë, për PS-në, kësaj here ka rënë pak perceptimi pozitiv krahasuar me një muaj më parë dhe është rritur mendimi negativ. Kompania "Zogby International" ka realizuar një sondazh për partitë edhe tek votuesit e pavendosur, pra se si i shohin këto të fundit dy partitë kryesore në vend.
Kjo kategori, (ndryshe nga opinioni që kanë për liderët) ka një opinion pozitiv për partitë. Pra të pavendosurit kanë një tendencë që të shohin pozitivisht kur pyeten për partitë.
Konkretisht 53% e tyre kanë një mendim pozitiv për PD-në dhe 49% e të pavendosurve kanë për PS-në. Sipas kësaj përqindje, të pavendosurit duket se kanë një anim të vogël nga e djathta, por gjithnjë duke