E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Opozita, kontribut thelbësor për kodet

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se opozita ka dhënë kontributin e saj kuptimplotë duke miratuar të gjitha ndryshimet në 5 kodet.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama theksoi se kontributi i dhënë nga opozita për kodet është përshëndetur edhe nga partnerët ndërkombëtar

"Dhamë një shembull kuptimplotë jo vetëm të vizionit tonë europian dhe të një ekspertize seioze por edhe të një sjellje politike krejt të ndryshme nga pala tjetër në procesin e ligjbëries. Kam kënaqësinë të theksoj se qasja jonë dhe kontributi jonë për një proces cilësor janë përshëndetur nga partnerët tanë ndërkombëtar. Roli i opozitës është çmuar me nota pozitive prej tyre si një kotribut i vyer dhe të vetmit që nuk prajojnë ta shohim këtë të vërtetë është vetëm pala tjetër” ka theksuar Rama.

Ai ka theksuar më tej se kryeministri Berisha vijon të hedhë baltë mbi opozitën duke thënë po bllokon procesin e integrimit por sipas tij detyrat për tu plotësuar kanë të bëjnë vetëm me qeverinë.

“Me votimin në kohën e duhur të Kodit Penal ne kryem detyrën tonë, por statusi nuk vjen nëse nuk plotësohen rekomandimet që kanë të bëjnë me qeverisjen. Loja e fajësimit të opozitës është e fundit që i ka ngelur Berishës, për të fshehur kokën si struci, ndërkohë që kush ka sy për të parë e vesh për të dëgjuar kupton lehtë se shumica e detyrave të parealizuara kanë të bëjnë me qeverinë”- tha Rama.

Rama ka numëruar gjithë punën e bërë nga deputetët socialistë nëpër komisione, amendimet e shtuara dhe ndryshimet rrënjësore të bëra në Kode, e më tej edhe votimin e tyre në Kuvend.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›