E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi i përgjigjet Berishës: Ligji i lustracionit u kthye si antikushtetues

Kreu i shtetit Bamir Topi i është përgjigjur sot akuzave të kryeministrit Berisha se ai nuk ka miratuar ligjin për lustracionit.
Në një prononcim për mediat pas ceremonisë me rastin e 100-vjetorit të shkolles shqipe të Kolesjanit, presidenti Topi ka theksuar se ligji është kthyer si antikushtetues.
 

“Është një temë e konsumuar prej kohësh, jam në dijeni të deklaratave dhe të inkursioni të organizuar duke abuzuar por kam ruajtur një profil institucional por duke dalë kryeministri e kam një përgjigje :Për të parë çështjen e ligji në fjalë, ku është një ligj që është kthyer si antikushtetues, një ligj që mori një kontestim të ashpër edhe nga Komisioni i Venecias. Ndërsa përsa i përket moralit të ligjit unë kam firmën timë në ligjin e hartuar në2006, së bashku me Majkon dhe ky ligj nuk u miratua nga parlamenti dhe ai ligj meriton të miratohet dhe jo të deformohet” ka theksuar Topi.
 

Duke reaguar ashpër ndaj akuzave të kryeministrit Berisha, Topi theksoi se ai duhet të lërë përrallat me komunizmin e të japë llogari për polifotot me anëtarët e byrosë. Ai e ka cilësuar gjithashtu hipokrizi faktin që në krye të Komisionit të Ligjeve qëndron pasardhësi i një personazhi të nomeklaturës së lartë të kohës së diktatutës. “Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegim për politfotot me anëtarët e byrosë së diktaturës dhe është ironike dhe hipokrizi e papranueshme që në krye të Komisionit të Ligjeve është pasardhësi i një personazhi të nomeklaturës së lartë të kohës së diktatutës. Ky personazh ka marrë pamjen e David Koperfildit, është bërë iluzionist ka 22 vjet që i thotë shqiptarëve që do u kthehen pronat dhe s’ua kthen, nuk i kompenson ish të përndjekurit” theksoi Topi.
 

Ai ka theksuar gjithashtu se program i Partisë Demokratike ka qënë ai për të cilin kjo forcë politike është rivotuar në 2005. “Ne kemi bërë një luftë që ka qenë parimore dhe kjo nuk shkon me deklarata. Ka 7 vjet për së dyti në pushtet dhe se bën, kur bëhet ballafaqimi i atyre që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ky personazh që nga 68 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar partie dhe bën përralla me komunizmin, më thoni ju ku qëndron e vërteta. Unë jam që të hapen dosjet dhe të shqiptarët do shohin çudira dhe te ata që merren me politikë” përfundoi Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›