Mjekët japin alarmin: Kampet në Haiti rrezik epidemie
Mungesa e ujit të rrjedhshëm dhe banjave nëpër kampet me tenda në kryeqytetin Haitian të goditur nga tërmeti shkatërrimtar i 12 janarit, kanë shtuar shqetësimet e ekspertëve mjekësore për shpërthimin e epidemive të mundshme. Duke qëndruar të zhveshur nëpër rrugë, burra dhe gram und të shihen teksa hedhin kova me ujë të pisët në trupin e njëri-tjetrit, duke u përpjekur që të heqin sadopak papastërtitë. Tenda e kampeve, në të cilat janë strehuar banorët pas tërmetit shtatë ballësh të shkallës Richter, kanë vetëm kushtet minimale të higjenës. Kjo do të thotë që shumë prej haitianëve janë të detyruar që t'i kryejnë nevojat personale në hapësirat përreth tendave. Kjo bën që edhe në hapësirat e kampeve dhe përreth të kundërmojë një aromë e padurueshme që shpejt mund të bëhet shkak i shpërthimit të epidemive. Situata paraqitet e llahtarshme dhe disa zyrtarë shtetërorë i kanë konsideruar kampet shumë të rrezikshme. Edhe banorët e strehuar nëpër kampe janë shprehur tepër të shqetësuar për këtë situatë të krijuar. "Si mund të jetojmë në vendstrehime të tjera kur nuk mund të bëjmë asgjë vetë dhe nuk mund të gjejmë një vend më të mirë se ky. Ne nuk e dimë se kush do të na ndihmojë", shprehet Dorvil Oberd. Sipas qeverisë haitiane, rreth një milionë banorë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në zonën e Port-o-Prins.