Urbanët, qytetarët ankohen nga mungesa e kondicionerëve
Fatorinot: Edhe këtë verë nuk do të ketë përmirësim të kushteve
Emanula sako
Qytetarët që udhëtojnë me linjat urbane të kryeqytetit janë të skandalizuar nga kushtet që u ofrohen. Megjithëse vapa e nxehtë ka kohë që ka filluar, askujt nuk i bie ndërmend se brenda urbanëve duhet të jetë më freskët sesa jashtë tyre. Dhjetëra qytetarë udhëtojnë do ditë me linjat urbane, të cilët ankohen për kushtet. Temperaturat e larta të ambientit jashtë, janë edhe më të larta brenda, duke krijuar asfiksim te udhëtarët. Fatorinot shprehen se nuk kanë dijeni për t’u bërë ndonjë ndryshim në gjendjen e urbanëve, pasi edhe këtë verë nuk do të ketë sistem kondicionimi të brendshëm. E vetmja mundësi ajrimi janë dritaret që qëndrojnë të hapura gjatë gjithë kohës, por që nuk e shmangin vapën e nxehtë që krijohet brenda dhe qytetarët që zakonisht anojnë të gjithë në anën ku bie hija.
Linjat
Linjat urbane të kryeqytetit nuk ofrojnë asnjë kusht për të mundësuar udhëtimin nga një zonë në tjetrën. Mungesa e kondicionerëve dhe kushtet higjienike bëjnë që udhëtimi të jetë i pothuajse i pamundur. Kushtet e krijuara nuk kursejnë dhe rënien e të fikëtit te qytetarët, të cilët nuk e durojnë dot vapën e nxehtë. Bashkia e Tiranës, një vit më parë, parashikoi në marrëveshjen e bërë me Shoqatën Kombëtare të Transportit Urban, krijimin e kushteve optimale gjatë stinës së dimrit dhe të verës. Sipas kësaj marrëveshje, urbanët duhet të jenë të pajisur me kondicionerë dhe duhet të fshihen apo të lahen vazhdimisht. Por, kjo gjë nuk ndodh në urbanë, ku vapa duket se të mbyt dhe papastërtia gjendet kudo. Urbanët nuk ofrojnë as kushtet më minimale të udhëtimit. Në mjaft raste qytetarë të ndryshëm janë gjendur në gjendje të fikëti dhe janë nisur me ambulanca për në qendrat spitalore. Shkaku ka qenë temperaturat e larta dhe të papërballueshme.
Situata
Kaosi që krijohet brenda shoqërohet edhe me vonesat e tyre në stacione, që detyrimisht zgjatet udhëtimi. Kjo situatë lë vend për krijimin e konflikteve mes qytetarëve, shoferit dhe fatorinos, të cilët ngrenë pretendimin se e paguajnë udhëtimin për të shkuar në destinacion për një kohë më të shkurtër dhe kushte më optimale. Një pjesë e qytetarëve detyrohen të zbresin pa mbërritur në destinacion, për shkak të vapës dhe vonesave. Megjithëse, bileta e udhëtimit për të gjitha linjat pësoi rritje, kushtet nuk kanë ndryshuar. Që prej një viti qytetarët udhëtojnë me tarifa të reja, ku 30 lekë është çmimi i biletës. Ndërsa abonetë kanë shkuar me çmime 1200 lekë për linjat e përgjithshme, 800 lekë vetëm për një linjë dhe 600 lekë aboneja e studentit. Por në të vërtetë shitësit e aboneve abuzojnë me çmimet. Aboneja e studentit nuk shitet 600 lekë, por në të gjitha pikat e shitjes gjendet në tarifën e 1000 mijë lekëve. Madje, për të blerë një abone me çmimin e përkatës të vendosur me ligj, duhet që të përdorësh njohjet. Tregu i zi i aboneve është bërë një fenomen i zakonshëm që ende nuk është zgjidhur. Por, mbi të gjitha problemi qëndron se tarifat janë rritur dhe kushtet vazhdojnë të shkojnë drejt përkeqësimit.
9 Korrik 2009