Legalizimet, shpërndahen në Berat 50 lejet e para
25/03/2009 Shaban Memia: Në proces 7500 objekte informale, ku 3000 janë drejt fundit
Kritere të rrepta për ata ndërtues që shkelin ligjin në zonat e mbrojtura me ligj
BERAT- Janë ndarë 50 tapitë e para të lejeve të ndërtimeve që më parë kanë qenë informale në qytetin e Beratit, proces i cili është finalizuar dje në mesditë në ambientet e qendrës kulturore, por që ka ende punë për të arritur në finalizimin e këtij procesi. Me rastin e ndarjes së lejeve të ndërtimet të legalizuara, është organizuar takim në pallatin e kulturës “Margarita Tutulani” në prani të përfituesve të parë që nga dje janë bërë pronar të pronës informale. Në këtë takim ka marrë pjesë drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t të vendit tonë, Shaban Memia, drejtori i ALUIZNI-t për rrethin Berat, Aleksandër Melonashi, prefekti i Beratit, Thoma Rumnici, kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, si dhe pronar të ndërtimeve, tashmë të legalizuara. Qarku i Beratit ka 7500 ndërtime të tilla, nga të cilat 3000 janë drejt finalizimit të tapive, ndërsa të tjerat janë në proces. Tashëm punë në legalizime ecën zinxhir dhe nuk ka të ndaluar, pasi janë një armatë e tërë teknikësh dhe inxhinierësh që punojnë për këtë proces sa të rëndësishëm po dhe aq të vështirë. Ndërsa prefekti Thoma Rumnici në fjalën e tij ka bërë të ditur se puna trevjeçare e degës së ALUIZNI-t është tregues i faktit që Berati tashmë po del nga lista e ndërtimeve informale. Berati është qyteti që numëron më shumë ndërtime dhe zona informale, të cilat pas legalizimeve në këto qendra do të punohet edhe për ndërtimin e infrastrukturës të tyre moderne.
ZONAT MUZEALE
Për qytetin e Beratit, Memia ka thënë se është një qytet me vlera, ku do të kihet shumë kujdes gjatë procesit të legalizimit të objekteve që kanë shkelur rregullat primare, në territoret e mbrojtura me ligj dhe vendet që kanë arkitekturë të veçantë. “Ajo që dua të theksoj është se në zonat muzeale dhe në ato tampon nuk do të ketë legalizime pa kaluar më parë në sitë ndërtimi i bërë në parametrat që i kërkon vet arkitektura e këtij qyteti. Gjatë takimit ka folur dhe kryetari i Bashkisë të Beratit, Fadil Nasufi, i cili theksoj se pushteti lokal mbështet këtë proces ligjor edhe sepse në fillim i kushtohet rëndësi urbanistikës dhe me pas legalizimeve. “Gjithashtu do të jemi të vendosur që si një qytet me rëndësi të veçantë të ruajmë arkitekturën në pjesët muzeale të qytetit tonë”.