Shkërmoqet LSI-ja në Sukth, Kullë, Hamallë e Manëz
25/03/2009 Rrjedhja e anëtarësisë
Janë shpërbërë të gjitha strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në disa njësi vendore në Durrës. Krerë të këtij formacioni politik lokal janë mbledhur së bashku dhe kanë nënshkruar braktisjen e LSI-së dhe rikthimin në Partinë Socialiste. Kryetari LSI-së në Sukth Gjergji Gerço, nënkryetari Murat Guzina, kryetarja e forumit të gruas Ançe Guzina, kryetari në fshatin Kodër Vasil Karaj, kryetari në fshatin Kullë Riza Kadriu, drejtuesi i kësaj partie në Hamallaj Zihni Dushku dhe anëtarët e kryesisë zonale Pajtim Kllari, Kristaq Berati e Nazif Seferkolli kanë nënshkruar dje dorëheqjen. Shkak për të vendosur braktisjen e LSI-së janë bërë qëndrimet e kryesisë si dhe deklarimet e Ilir Metës apo mbështetësve të tij. Ish-kryetarët lokalë në këto fshatra, komuna dhe në bashkinë e Sukthit janë shprehur se ka 2 vjet që LSI-ja gabon në mënyrën e administrimit politik. Ata thanë se LSI-ja duhet të ketë mendime të ndryshme me PS-në, por jo të dalë kundër saj në të gjitha rastet dhe se një veprim i tillë është justifikuar si shërbim i drejtpërdrejtë që i bëhet PD-së. Në arsyetimet e tyre LSI-ja dhe PS-ja duhet të bien në ujdi si opozitë e bashkuar përballë së djathtës në Parlament dhe në qëndrime jashtë parlamentit, duke ruajtur pavarësinë e grupimeve të tyre politike. Zërit të shkërmoqjes së i është bashkëngjitur edhe kandidati i kësaj force politike në zgjedhjet e vitit 2005 në bashkinë Sukth Kristaq Berati.