E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet afati për anijet me naftë deri në qershor

25/03/2009  Në Durrës dhe Shëngjin

Deri në qershor të këtij viti, në portet e Durrësit dhe të Shëngjinit do të vijojë përpunimi i anijeve që transportojnë naftë dhe gaz. Ministria e Ekonomisë njoftoi se në mbledhjen e fundit të qeverisë u vendos shtyrja e afatit të ndërprerjes së kësaj veprimtarie për tre muaj. Një prej arsyeve është fakti se ende nuk ka përfunduar ndërtimi i infrastrukturës në zonat e përcaktuara nga qeveria. “Për të zhvilluar aktivitetet e transportit të naftës dhe gazit në zona të ndërtuara enkas për këtë qëllim, si ajo e Porto Romanos në veri të Durrësit dhe zona e ish - Uzinës së Sodës në Gjirin e Vlorës, METE ka informuar në kohë të gjitha subjektet, si dhe ka marrë vendimet për ndërtimin e kësaj infrastrukture që është në përfundim, përkatësisht nga shoqëria “Romano Port” dhe ‘La Petrolifera Italo – Albaneze’”, - thanë burimet. Ky vendim u mor duke pasur parasysh se deri në përfundimin e afatit 18-mujor për ndërprerjen e përpunimit të anijeve që transportojnë naftë, gaz dhe nënprodukte të tyre në portet e Durrësit dhe të Shëngjinit, nuk ishte bërë ende funksional Pontili i Porto Romanos. Ministria e Ekonomisë thekoi se vullneti i qeverisë është që edhe aktiviteti i transportimit dhe depozitimit të këtyre produkteve të përqendrohet vetëm në zonat e miratuara nga KRRTRSH-ja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›