Legalizimet, tapitë për 516 familje
ALUIZNI ka mbyllur dosjet e 516 familjeve, të cilët kanë ndërtuar pa leje dhe do të marrin tapitë e shtëpisë. Bëhet fjalë për ndërtime në dy njësi, njësia 2 dhe 11 në Tiranë. Sipas procedurës, familjet, emrat e të cilave botohen sot në gazetë, duhet të paraqiten në zyrat e postës të njësive bashkiake përkatse në Tiranë nga e enjtja për të marrë faturat e pagesës për pronën që legalizohet. Kështu, ALUIZNI ka përfunduar dosjet e 516 familjeve dhe ka bërë gati edhe faturën që ata duhet të paguajnë në bankë. Ky është hapi i parafundit për familjet që janë në proces legalizimi. Pas paraqitjes së tyre në zyrat postare në Tiranë, familjet bashkë me faturën duhet të bëjnë pagesën në bankë. Sipas ligjit të ri, fatura mund të paguhet edhe me letra me vlerë. Të gjithë ata që janë në proces privatizimi, mund të paguajnë deri në 80 për qind të shumës së detyrimit me letra me vlerë. Pjesa tjetër 20 për qind e shumës, do të duhet të paguhet me para. Sipas ALUIZNI-t, qytetarët, emrat e të cilëve publikohen sot, duhet të tërheqin faturat pranë zyrave postare të njësisë së tyre bashkiake Tiranë dhe të kenë me vete dokument identifikimi. ALUIZNI, pritet të botojë çdo muaj, emrat e familjeve, dosjet e pronave të të cilave janë mbyllur përfundimisht.
LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF