Biznesi grek “bën” bilancin
Një takim për të bërë bilancin e vitit të kaluar dhe për të shtruar objektivat e vitit të ri. Ky ka qenë synimi i mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri. Pjesëmarrëse ishin disa nga bizneset më të mëdha greke që operojnë në vendin tonë, ndërkohë që i ftuar nderi i këtij takimi ishte ambasadori grek Nikolaos Pazios. Në analizën vjetore dhe vlerësimin e punës për vitin 2009 u diskutuan arritjet e objektivave që kompanitë kishin shtruar në vitin e kaluar. Biznesi grek operon në disa nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare si në telefoni, sektorin bankar, burimet e energjisë, industri, ndërtim dhe si rrjedhojë është parë e arsyeshme krijimi i një shoqate. Po dje është bërë edhe zgjedhja e bordit të ri drejtues dhe organit të ri të ekzekutivit të kësaj shoqate. Nëse i referohemi historikut, ajo është themeluar në vitin 2003, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe zhvillimin e biznesit të huaj në vend veçanërisht këto vitet e fundit.