Spanja arrin nivel rekord te borxhit

Lajme të këqija për Spanjën. Përveç shkallës së lartë të papunësisë, nga më të lartat e Europës, borxhi i saj publik ka kapur nivelin record. Sipas Bankës Qëndrore të Spanjës në tremujorin e katërt të vitit 2011, raporti i borxhit publik me Prodhimin e Brendshëm Bruto ka arritur kulmin historik në 68,5% kundrejt 61,2% në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Ky është niveli më i lartë që nga viti 1995.
Sipas së përditshmes amerikane "Wall Street Journal", rritja e borxhit publik ka ardhë si pasojë e shtimit paralel edhe të deficitit buxhetor që vitin e kaluar arrin në 8,5% të GDP-së spanjolle. Gjithsesi krahasuar në vitin 2010, deficiti është ulur me 0,7% të PBB por më lartë se niveli i programuar nga qeveria në 6%. Por më e keqja është se në bazë të parashikimeve të bankës qëndrore, pritet që borxhi public të vijojë rritjen edhe përgjatë këtij viti.
Aktualisht interesat e bonove qeveritare spanjolle me skadencë 10 vjeçarë mbeten të pandryshuara në 5,18%. Gjatë takimit të Ecofin në bruksel ministrat e financave vendosën një target të ri për deficitin spanjoll për vitin 2012. sipas BE qeveria spanjolle duhet të reduktojë deficitin në 5,3% të GDP-së nga 4,4% të fiksuar më parë. Kryeministri i vendit, Mariano Rajoy e ka konsideruar të arsyeshme këtë tavan të ri të deficitit nga ana e financierëve europianë.