E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani vesh me të kuqe derbin kryeqytetas

Albania-Sport - Vetëm 36 minuta lojë i kanë mjaftuar Partizanit për të sigluar fitoren 2-1 në derbin "e vogël" kryeqytetas ndaj Dinamos, duke u ngjitur kështu në kuotën e 36 pikëve, por duke mbetur në vendin e katërt, pasi të dyja skuadrat që renditen mbi të, Teuta dhe Vllaznia, korrën gjithashtu fitore sot. Ndërkaq, Dinamo zbret në vendin e gjashtë të renditjes, me 28 pikë, pasi Besa ka fituar dhe ngjitet në kuotën e 31 pikëve.
Në fakt, ka qenë një ndeshje ku kanë spikatur të rinjtë, pasi ka qenë fillimisht Fatjon Tafaj ai që ka ndjekur deri në fund aksionin e skuadrës së tij, duke e përcjellë në rrjetë topin për epërsinë e Partizanit. Por, vetëm 3 minuta më pas, është një tjetër i ri, Vangjel Mile i Dinamos, që shënon dhe rikthen barazheshën në rezultat. Gjithsesi, do të jetë 19-vjecari Arbër Abilaliaj ai që do të rikthejë epërsinë e Partizanit, me një goditje në kokë në minutën e 36-të, dhe të kuqtë do të vijojnë ta ruajnë këtë epërsi deri në fund, duke marrë 3 pikët e mundshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›