E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, dy gola për të harruar Besën dhe për të konfirmuar kreun

Albania-Sport - Tirana ka lënë pas atë humbje 1-2 në Kupë para 10 ditësh ndaj Teutës dhe atë 1-2 që pësoi në mesjavë në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" ndaj Besës, duke rigjetur fitoren, në shifrat 2-0, ndaj Flamurtarit dhe duke rikonfirmuar kështu supremacinë e saj në krye të renditjes së Kategorisë Superiore, ku "mbretëron" e shkëputur 8 pikë nga ndjekësja më e afërt, Teuta.
Në fakt, ka qenë gjithcka më e thjeshtë dhe më komode për bardheblutë e drejtuar nga trajneri Shkëlqim Muca, të cilët kanë gjetur golin e epërsisë që në minutën e shtatë, me anë të Klodian Duros, dhe, pavarsisht nga përpjekjet e miqve nga Vlora, gjithcka është vulosur në favor të kryesueses 14 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur Vioresin Sinani sigloi kështu golin e 15-të sezonal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›