Legjitimiteti i Thertores
Edison Ypi
Librat e mirë janë fare pak. Shumica e librave janë libra të këqinj; që të lënë të largët ndaj idesë, indiferent ndaj përmbajtjes, të ftohtë ndaj formës. Një numër prej librave të këqinj, janë aq të këqinj sa të bëjnë të dëshpërohesh, të psherëtish, ndonjëherë edhe të qash. Por ka edhe libra tepër të këqinj, më të këqinj se të këqinj, që s’meritojnë fare të quhen libra, por ligra, të cilët pasi i ke lexuar nuk të bëjnë, as të psherëtish, as të qash, por të rënkosh. I tillë është ligri i fundit i Fatos Tarifës.
Ekziston një pohim sa absurd dhe spekulativ mjaft i përhapur sipas të cilit parashtrimi akademik i ideve, vështirësinë e të kuptuarit, e ka veti’ të brendëshme, të keqe të pa evitueshme, si pun’ kanceri beninj, me të cilin kancer, niveli akademik i komunikimit, e ka të detyrueshme të bashkëjetojë. Kjo është një gënjeshtër e madhe. Një hile trashanike që përdoret prej të pamerituarve akademikë, atyre që me të shkruarit nuk i lidh kurgjë tjetër përpos rrethanave që kanë lidhje me mbijetesën, për ta shitur zhavorrin e imët për grurë kokërrmadh. Si në të gjitha dijet dhe zejet, edhe akademizmi, mund ta ketë sado të ndërlikuar mekanizmin e brendshëm. Por jo produktin! Nuk ka asnjë dallim thelbësor mes akademikut që lodhjen studimore e derdh në një tekst të mirë dhe samarxhiut që ndërton një samar të rehatshëm. Nuk ka pra parashtrim akademik të vështirë! Ka libra të ngatërruar të shkruar nga akademikë hileqarë!
Libri në fjalë i titulluar “Kërkimi i Legjitimitetit” që shqyrton Legjitimitetin në vendet ish-komuniste të Europës Lindore të kohës së pas Luftës së Dytë, është një spekulim i dorës së parë. Një fuçi plot me një lloj rakie të çuditëshme që nuk i bindet proverbit që thotë se mjafton një gllënkë për të mësuar ç’lloj rakie ka brënda fuçia. Rakia e fuçisë së Tarifës, për tu provuar duhet rrëkëllyer e tëra. Prandaj libri i Tarifës, ja duhet lexuar i gjithi, ja hiç. Në këtë pikëpamje ky libër nga rraca aq e përhapur e bërllogjeve të sotme intelektuale të tipit “i përsosur dhe i vdekur” është tamam një kryevepër.
Pak sfond,
Çfarë rrahin të bëjnë, ku duan të arrijnë, cili është qëllimi i risjelljes aq vrullshëm dhe ngulshëm në vëmëndje të publikut të sotëm të plehrave propagandistike të kohës së Diktaturës?
Fare e thjeshtë! Ja, gjatë Diktaturës, me disa vështirësi, ama kemi pasur sportistë të mirë. Tekstet e këngëve ishin vërtet të ideologjizuara, por kemi pasur muzika të hatashme që edhe sot na bëjnë për të qarë. Vuanim, dhe jo pak, por ndërtuam terraca në bregdet. Vërtet protagonistët e filmave dhe teatrove tek lëvizin mes veprave të pesëvjeçarëve duken si guakë, por aktorët e skenës të cilët ato role i luajtën nga halli, ishin dhe janë korifej të vërtetë që i ka zili’ bota. Filmat e luftës, ku fshatarët e squt shpotisin ballistët budallenj, nja tre a katër partizanë që shpartallojnë autokolona dhe zënë rob si pula italianë dhe gjermanë me duart lart, s’janë fort të besueshëm, por një farë lufte e kemi bërë. E jo vetëm kaq, por, megjithse fort të ngrysur dhe me duartrokitje të egra nakatosur, gjatë të cilëve shpesh në kor vendosëm që thep - shqekzën t’ja mbanim në tamth jo rrallë t’anëve, edhe kongrese kemi bërë!
Pse të gjitha këto?! Për asgjë tjetër veçse për të treguar me çdo kusht se Diktaturën shqiptare, populli shqiptar, në një farë mënyre dhe në një farë mase, e ka pranuar, pse jo edhe deridiku e ka dashur, pra Diktatura shqiptare ka pasur Legjitimitet.
Libri i Tarifës është thjesht një zgjatim i këtyre përpjekjeve të sprasme propagandistike për të provuar akademikisht se Diktatura shqiptare ka pasur Legjitimitet!
Tarifa, në librin e tij, të cilin libër pasi e ke lexuar të lë shijen e kaçamakut paksa të djegur ngaqë amvisa recetën këtë herë e ka marrë nga një kuzhinë tjetër, klithmën e shurdhët për pak Legjitimitet, e lëshon në mënyrën më tinzare, në stilin më perfid, në kohën më të papërshtatshme, në vendin më të pa merituar. Nuk mund të ndodhte ndryshe me një autor që sovjetolog hiqet por kremlinolog nuk mund të jetë.
Nuk ka në librin e Tarifës asnjë të dhënë të qartë, të drejtpërdrejtë, të sigurtë, për atë që e dinë të gjithë; natyrën kriminale të Diktaturs shqiptare që nuk ishte as Diktaturë por tamam thertore.
Duke e lexuar këtë libër, i rrëmbyer nga përdredhjet akademike dhe shënimet e panumurta në fund të faqeve, deridiku edhe zbavitesh, por jo mjaftueshëm, pasi nuk kupton kushedi se çë. Sepse, ky libër, nuk është si libra të tjerë të kësaj rrace, që pas leximit të të cilëve me kënaqësi mund të rrëmbesh aty për aty një copë letër ku të bësh një listë të gjatë gënjeshtrash. Por, pak pasi e ke mbaruar, kur furtuna ortografike me citime të pafundme mes të cilave vështirë të ndash ku nis autori e ku mbaron i cituari, kur ajo furtunë pra të ketë rreshtur, kupton se në thellësi të trurit tënd, ka ndodhur diçka e ngjajshme me atë gotën me ujë të cilën pasi e ke lënë pak minuta mënjanë, sheh me tmerr se si në fund të saj ka precipituar një cipëz e hollë rëre që s’ta ka marrë mendja se mund ta përmbante ajo gotë me atë ujë aq të qashtër brënda.
Autori, njëri nga të panumurtit e sotëm të atyre shqiptarëve që rrahin të legjitimojnë krimet e etërve, me librin e tij të fundit nuk ka bërë tjetër gjë veçse përmes përdredhjeve gjoja akademike ka ambalazhuar qëllimin e fshehtë për t’i njohur Diktaturës shqiptare një Legjitimitet sado - sado të vogël, qoftë edhe pafundësisht të vogël, por vetëm pa legjitimitet të mos e lërë. Ç’nuk sajon Tarifa që pohimi i tij i pa shprehur të lëvrijë brenda Sub-it të lexuesit, derisa të mund të zerë vend në ndonjë nga miliarda cirkomvolucionet, të mbillet dhe të rritet aty në tru, dhe me kalimin e kohës të merret për i vërtetë. Që t’ja arrijë kësaj Tarifa është i gatshëm të paguajë çdo çmim; edhe sikur librin e tij, ta lexojnë, ta zemë, vetëm të ngeshmit që s’kanë ç’bëjnë, makar edhe një lexues i vetëm, ose edhe asnjë lexues, mjaft që ai libër me atë hile brenda të ekzistojë, edhe kaq për Tarifën do ishte e mjaftueshme. Ky libër, është i thurur në një mënyrë të tillë që, nga njëri filozof tek tjetri, nga njëri në tjetrin vend të Lindjes, lexuesin rreh ta fusi dhe ta ngeci nëpër interpolime të pavetdijshme për të arritur, nga Rumania, Bullgaria, Rusia, që një farë lirie e kishin, atje ku do Tarifa, tek Shqipëria që nxinte nga uria. Tejet nënkuptues është edhe fakti se, jo që mungesën e Legjitimitetit të Diktaturës shqiptare nuk e zë në gojë gjëkundi, por kurrkund në krejt librin e tij Tarifa nuk thotë as të paktën se në një vend të caktuar dhe në një kohë të caktuar Legjitimiteti edhe mund të mungojë krejtësisht.
Ka të drejtë Tarifa. Fshehja e krimit nuk mund të jetë më pak djallëzore dhe më pak kriminale se vetë krimi.
Ditët dhe vitët kalojnë dhe Diktatura pak nga pak harrohet. Ky harrim nuk ndalet dot. Boshllëkun në rritje të krijuar nga harrimi nguten ta mbushin nostalgjikët e Diktaturës në dy fronte; me kujtesë propagandistike, dhe me stërhollime akademike. Të dyja me të vetmin qëllim; Legjitimimin e krimeve.
Diktatura shqiptare, kjo kampione botërore e uzurpimit kriminal të fateve të shqiptarëve, kjo bishë e përgjakur që e nisi me vrasjen e shqiptarëve, e vazhdoi me turpërimin e tyre të përbindshëm të pa skajshëm, dhe e përfundoi me çuarjen e Shqipërisë në buzë varri, nuk ka pasur absolutisht asnjë Legjitimitet. Hyrja në arsyetimet me popull shqiptar që e pranoi apo nuk e pranoi zgjedhën, dhe Parti të dalë nga populli, është thjesht një muhabet me vezë dhe pulë. Legjitimitet do të thotë Liri! Pa pronë, pa Liri besimi, pa Liri shprehjeje, pa Liri lëvizjeje, pra ashtu si Shqipëria gjatë Diktaturës ishte, plot me barkboshë fytyrënxirë, Liria nuk ekzistonte. Prandaj nuk ka ekzistuar as Legjitimiteti.
Po pse atëhere Tarifa përmes këtyre qasjejve monstruoze me të vërtetën, duan patjetër Legjitimitet ?!
Thjesht sepse ata që ishin duan të vazhdojnë të jenë në krye të vendit. Me fjalë të tjera, tarifën e Legjitimitetit të munguar të thertores, të mos e paguajnë therësit, por të therurit.
edisonypi@gmail.com