Legalizimet, AKKP: 708 emrat e ish-pronarëve që përfitojnë
16/09/2011 Kreu Elvis Çefa: Të hënën nis aplikimi pa afat. Subjektet të paraqesin dokumentacionin
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nis të hënën pranimin e kërkesave për shpërndarjen e këstit të parë për ish-pronarët që kompensohen pasi janë prekur nga ndërtimet informate. Lista me 708 emrat e përfituesve është miratuar me VKM. Ata do të përfitojnë këstin në masën prej 37 për qind të shumës së përgjithshme në të holla. Sipas kreut të AKKP-së, Elvis Çefa, procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë ditën e hënë, më 19.09.2011 dhe nuk do të jetë i limituar në afat. “AKKP fton të gjitha subjektet e interesuara, emrat e të cilëve rezultojnë në listën bashkëlidhur, të paraqiten pranë zyrave tona për dorëzimin e kërkesës për kompensim”, tha Çefa. Aplikuesit duhet të paguajnë tarifën e shërbimit prej 2 mijë lekë dhe të hapin në emër të tyre, një llogari bankare në një nga bankat e nivelit të dytë. Subjekti përfitues apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë AKKP-së Tiranë disa dokumente. Mes tyre është kërkesa sipas formularit tip, të plotësuar sipas rubrikave, dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me Kodin Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi, në rast se subjekti përfitues ka vdekur. Gjithashtu duhet prokura e posaçme, nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer paguhet tarifë shërbimi, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme. Duhet edhe një vërtetim i bankës së nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN-in përkatës, si dhe fotokopja e dokumentit të identifikimit dhe certifikata familjare e aplikuesit, bashkë me mandatpagesën për shumën 2 mijë lekë për çdo aplikim të veçantë.