E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lehtësohen legalizimet

Tiranë -Këshilli i Ministrave vendosi që qytetarët shqiptarë që do të legalizojnë objektet do të kenë të drejtë që 80 % të vlerës së tyre ta paguajnë me letra me vlerë, përveç taksës së infrastrukturës, e cila është kompetencë e qeverisjes vendore. Gjatë mbledhjes së sotme, Kryeministri Sali Berisha u shpreh se letrat me vlerë të emetuara nga qeveria në vitet 95-96, të cilave iu është zgjatur afati i përdorimit para tre vitesh, janë një detyrim madhor dhe i padiskutueshëm i qeverisë ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Kemi vendosur që i tërë procesi i legalizimit përveç taksës së infrastrukturës, e cila është takse e qeverisë vendore dhe unë nuk kam ndërmend që të ngushtoj dhe as të ndërhyj në kompetencën e tyre, por as edhe tu ngushtoj atyre burimet e të ardhurave. Ajo është një taksë e vendosur me pëlqim të përbashkët me bashkitë dhe komunat e vendit, dhe mbetet e paprekur. Pra përveç kësaj takse i qytetarët që do të legalizojnë objektet do të kenë të drejtë që 80 % të vlerës ta paguajnë me letra me vlerë.”-tha Berisha para ministrave të tij.

Për sa i përket qytetarëve, të cilët e kanë paguar vlerën njëqind për qind, kryeministri sqarojë se qeveria do tu rimbursojë 80 % të vlerës, të cilën ata do ta paguajnë me letra me vlerë. Kryeministri theksoi se në këtë mënyrë hapet për letrat me vlerë një nga tregjet më të fuqishëm të vendit, i cili bazohet në legalizimin e 500 mijë objekteve. “Në këtë mënyrë ne hapim një treg ekzakt së 4 deri në 6 herë më të madhe sesa vlera e letrave me vlerë.”-tha më tej ai.

Gjithashtu, Berisha u ka premtuar të gjithë pronarëve se pronat e tyre do të paguhen me çmimin e tregut. “Edhe njëherë dua t’u rikthehem pronës dhe pronarëve. Duke njohur vështirësitë shumë serioze të këtij procesi një gjë duhet ti garantoj pronarëve të këtij vendi se unë personalisht dhe qeveria ime, aktualja dhe ajo që do të vijë me votën e lirë të shqiptarëve nuk do të përdorë ndonjëherë vlerë tjetër përveç vlerës së tregut për kompensimin monetar apo fizik të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›