Informacion në kohë reale mbi procesin
11/06/2009 Numërimi i votave
Agjencia e Administrimit të Zgjedhjeve (ECA) në bashkëpunim me organizatën “KRIIK” do të realizojnë monitorimin e procesit të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 qershorit. Kreu i “KRIKK Albania”, Premto Gogo, bëri me dije se projekti “Rezultatet direkte të zgjedhjeve”, që mbështetet financiarisht nga USAID-i, ka si qëllim rritjen e transparencës në procesin e numërimit të votave dhe garantimin e një besimi më të madh të publikut në këtë proces. Ai sqaroi se për realizimin e këtij procesi ECA dhe “KRIIK” kanë rekrutuar 450 vëzhgues, të cilët do të akreditohen në KQZ, posaçërisht për vëzhgimin e procesit të numërimit. Ndërsa drejtori ekzekutiv i ECA-së, Ilirian Celibashi, tha se ky projekt synon të japë një mundësi më shumë opinionit publik për t’u njohur me rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai theksoi se “veprimtaria e ECA-së dhe “KRIIK” nuk ka për qëllim që t’i mbivendoset veprimtarisë institucionale të KQZ-së, por ne do të marrim informacion në kohë reale mbi procesin e numërimit të fletëve të votimit në të gjitha vendet e numërimit të tyre dhe këtë informacion do ta bëjmë publik po në kohë reale”.