Shehi: Shteti duhet të jetë për qytetarët
11/06/2009 LZHK
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka thënë gjatë një takimi elektoral në Tiranë se zgjidha e problemit të pronës është prioritet i forcës politike që drejton. Sipas tij, pa zgjidhjen e këtij problemi do të jetë shumë e vështirë zhvillimi konkret i ekonomisë së vendi. Po ashtu, Shehi tha se është e nevojshme rindërtimi i institucioneve të shtetit në bazë të ligjit. “Duhet të rikthejmë një administratë publike që qytetarët të identifikohen me të dhe të kryejnë punë në një zyrë të shtetit. Kjo punë nuk mund të vazhdojë kështu, sepse shteti është i të gjithë shqiptarëve, i atyre që fitojnë zgjedhjet dhe i atyre që humbin zgjedhjet”, - tha Shehi. Duke kërkuar votën, Shehi tha se LZHK-ja dhe koalicioni “Poli i Lirisë” do të marrin përsipër zgjidhjen e shumë problemeve që shqetësojnë sot shqiptarët.