Ceka: Synojnë të marrim gjashtë deputetë
11/06/2009 Aleanca Demokratike
Partia Aleanca Demokratike synon që në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit të arrijë të marrë gjashtë deputetë në të gjithë qarqet e vendit. Kështu ka deklaruar kryetari i PAD-së Neritan Ceka gjatë një takimi elektoral, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë që do të përfaqësojnë këtë forcë politike në 12 qarqet e vendit. Numri një i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, tha gjatë këtij takimi se kandidatët për deputetë të PAD-së janë ndër njerëzit dhe personalitet më të shquara në vend. Sipas tij, pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të Aleancës Demokratike janë jo vetëm figura politike, por dhe përfaqësues nga shoqëria civile, juristë dhe ekonomistë. Vetë kryealeancisti Neritan Ceka do të kandidojë në Qarkun e Elbasanit, ndërsa në Tiranë lista e kandidatëve për deputetë kryesohet nga Arben Demeti.