E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tendat, gjobitet me 30 mijë lekë G99

11/06/2009  Reagimi: Jemi subjekt politik, jo biznes

SHKODER- Vendosja e një posteri elektoral në një nga rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës është bërë shkak për penalizimin e partisë G99 me një gjobë prej 30 mijë lekësh. Pas kësaj mase partia G 99 ka dalë në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka kërkuar të nxjerrë në pah dhe dënuar disa fenomene shqetësuese që po shoqërojnë këtë fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. Kandidati numër një i kësaj partie Roland Ilia ka theksuar se pas mbylljes arbitrare të tendave elektorale në Shkodër, Koplik dhe Velipojë dhe refuzimit 15 ditor për të kthyer përgjigje në lidhje me vendosjen e tendave dhe posterave elektorale në të ashtuquajturat vende të përcaktuara nga Bashkia, kjo e fundit i ka vendosur dhe një gjobë në para këtij subjekti politik, duke e argumentuar me një vendim të Këshillit Bashkiak. Kandidati Ilia theksoi se Bashkia e Shkodrës po e konsideron G99-n si një kompani private dhe jo si subjekt politik çka bie në kundërshtim flagrant me nenet e Kodit Zgjedhor

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›